Pamja_e_BENI_iMPEX_ballinaPersona deri tani të panjohur, kanë plaçkitur gjatë natës së mbrëmshme në marketin “Beni Impex”, në rrugën kryesore, në Smirë.

“Dikush ka hyrë natën në market duke e thyer derën ndihmëse në anën e përparme dhe kanë marrë mall, kryesisht cigare në vlerë rreth 1000 euro”, thanë për portalin tonë pronarët e kësaj kompanie.

Rasti i është paraqitur Policisë së Kosovës e cila ka dalë në vendgjarje dhe po bën hetimet e nevojshme për të kapur autorët e mundshëm të kësaj vepre.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, dukuria e vjedhjeve nëpër pronat private të qytetarëve të Kosovës: shtëpi, banesa private apo dyqane,  po shënon rritje.


Leave A Reply