Smirasi Leonard (Fevzi) Fejzullahu, në fotografi me futbollistin e Barcelonës, Daniel Alves në Gjenevë. Nardi ka ndjekur mbrëmë miqësoren midis Brazilit dhe Italisë dhe ka shfrytëzuar rastin për t`i takuar disa nga yjet botërore të futbollit, në mesin e tyre edhe brazilianin tjetër David Luiz.