Afrim Salihu u lind më 1 qershor të vitit 1969 në Smirë. Ka mbaruar Shkollën e Lartë të Gjuhës Angleze në Prizren. Para luftës së fundit për 5 vite ka punuar si arsimtar i Gjuhës Angleze në Smirë. Pas luftës ka punuar si përkthyes në UNMIK, pastaj në Kompaninë amerikane KBR kontraktore e KFOR-it amerikan në Bonsteel dhe në EULEX. Prej shtatorit të këtij viti është arsimtar i Gjuhës Angleze në shkollën fillore në Smirë dhe është apsolvent në studimet për integrime evropiane në ISPE, në Prishtinë.
Ai prej vitesh njihet si aktivist i dalluar dhe pjesëmarrës i aksioneve vullnetare dhe i aktiviteteve të ndryshme që janë organizuar në fshat.
Në gjashtë vitet e fundit kryetar i Këshillit të fshatit Smirë ishte Bekim Azizi.