MIRENJOHJA GLV

Kryetari i Këshillit të Fshatit Smirë, Afrim Salihu, në emër të fshatit i ka ndarë mirënjohje Grupit Lokal të Veprimit “Vitia”,për kontributin e dhënë në realizimin e projektit për terrenet sportive në Smirë.

Projekti për rregullimin e fushës së futbollit dhe të volejbollit me rrethoja mbrojtëse si dhe me tribina, në oborrin e shkollës, në vlerë 25 mijë euro, ishte dërguar nga GLV si me prioritet dhe është financuar nga Ministria e Bujqësisë, kurse 30% të mjeteve i ka siguruar komuna e Vitisë.

Leave A Reply