VETONIVeton (Brahim) Ademi nga Smira, është caktuar sot nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Vetoni ka lindur më 11.11.1981 në Prishtinë. Pasi ka mbaruar shkollën  e mesme në drejtimin   Matematiko-Natyror në Viti, ka vazhduar studimet në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në drejtimin “Mbrojtje e bimëve”, të cilat i ka mbaruar me sukses në  vitin 2007.

 Studimet Master (Msc),  drejtimi “Mrojtje e bimëve me Fitofarmaci” i ka mbaruar më 2012, në Universitetin  Bujqësor të Tiranës.

Prej 2008-2012 ka qenë këshilltar në Helvetas Swiss Intercooperation

 Prej 2010-2011, agronom në Barnatoren Bujqësore “Agro-parku” në Viti

 Kurse nga viti 2011, është zyrtar për Bujqësi në Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit   Rural, në Viti

Veton Ademi aktualisht jeton në Smirë.

Leave A Reply