P  Ë  R  K  U  J  T  I  M

Sot më 15.01.2014, u mbushën njëmbëdhjetë  vite  nga humbja e humanistit të madh.

          

                             Haxhi NAZIF (HALIL) SYLEJMANI                    

 1 9 3 3 – 2 0 0 3

Kaluan plot njëmbedhjetë vite pa ty.  Njëmbëdhjetë vite që vdekja të ndau përgjithëmonë nga ne, por  megjithatë ju jeni i gjallë në kujtesën tonë dhe në mendjen e shumë miqve, shokëve e dashamirëve  që pate. Nuk mund të ketë smiras të moshuar po edhe të tjerë mos ta kenë njohur bacën Nazif. Ai ishte një nga ata që diti të punojë e veprojë gjatë tërë jetës së vet që të jetojë edhe pas vdekjes.

Ai nuk ishte i shkolluar ( kishte vetm tetëvjeçaren ), por atë e bëri të madh, të njohur e të dashur  për të gjithë, vepra që la pas, karakteri i tij, fisnikëria, modestia,  ndershmëria, morali,  humaniteti e shumë vyrtyte tjera.  Edhe pse i  shpërngulur qysh i ri nga vendlindja, dashuria për atedhe nuk iu shua kurrë, përkundrazi vazhdoi të jetojë me hallet e telashet e fshatit. Baca Nazif asnjëherë nuk ua ktheu shpinën dhe nuk i harroi as vendlindjen po as smirasit–vëllezërit, familjarët  po edhe bashkëvendasit e vet. I nderoi dhe u ndihmoi në të gjitha fushat e jetës dhe të gjitha shtresat pa dallim, si skamnorët, të sëmurit, nxënësit, xhaminë, shkollën, rrugën dhe kudo tjetër. Ai, nuk kurseu as mundin e as djersën ndihmoi gjithandej, nëpër fshatrat tjera të Vitisë, në komunat  tjera të Kosovës, po edhe në Shkup ku jetoi deri në vdekje.  Ndihmoi  të varfrit, shkollat shqipe, xhamitë,  arsimin superior (financimin e Univerzitetit të Tetovës-tani shtetëror) dhe shumë vende e individ.

Prandaj me dhembjen dhe pikëllimin më të madh, më 15.01.2003,  nga Haxhi Nazif Halil Sylejmani, u ndan  përgjithmonë të gjithë ata që e njohën, duke i bërë nderimet më të mira për një të merituar si ai.

        Qoftë i lehtë dheu i etnisë së tij, e shpërblimi për të qoftë parajsa!

      E përkujtojnë djemtë: Nexhmedini, Zijadini  dhe  Milaimi  nga Shkupi

Leave A Reply