DEBATI NE SMIRE PER UJINGjendja e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm në komunën e Vitisë, vlerësohet të jetë alarmante. Këto shqetësime janë shprehur sot në Smirë, në një debat me temën “Problemet me ujin e pijes në lokalitetet dhe shkollat e Komunës së Vitisë, të organizuar nga OJQ-“Elita”-Viti dhe në përkrahje të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI). Sipas pjesëmarrësve në këtë debat në shumicën e rasteve nuk janë bërë analizat që përcaktojnë cilësinë e  ujit të pijshëm.

 

Përveç zyrtarëve të institucioneve komunale, në dabat ishin edhe përfaqësues të fshatrave Smirë, Gërmovë, Goshicë,Vërban, Drobesh dhe Sadovinë e Jerlive si dhe përfaqësues të Kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”.

Zëvendëskryetari i Vitisë, Hasan Aliu u zotua se qeverisja komunale do të angazhohet që të bëjë gjithçka për normalizimin dhe përmirësimin e gjendjes eksituese në këtë fushë.

“Gjendja me ujë të pijshëm në Viti është alarmante dhe atë po bazohem se shumica e qytetarëve të Vitisë nuk kanë njohuri se çfarë uji po konsumojnë dhe atë pasi që nuk janë bërë analiza të cilat do ta përcaktonin cilësinë e ujit. Qeveria Komunale në Viti do të bëjë analizat e nevojshme për përcaktimin e ujit të pijshëm duke theksuar se prioritet kryesor do t`iu jepet 35 shkollave të kësaj komune”, u shpreh Aliu.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Nexhmedin Jakupi tha se një problem thelbësor përveç mungesës së analizave laboratorike është edhe mungesa e menaxhimit të rrjetit të ujësjellësit nga kompanitë përkatëse.

Kemur Mustafa nga Kompania “Hidromorava” tha se jo të gjitha lokalitet të cilët kanë të përfunduar sistemin e ujësjellësit janë në menaxhim të kësaj kompanie, për shkak të disa problemeve teknike. Ai shtoi se problem paraqesin edhe gypat e vjetër për të cilët tha se duhet të shikohet mundësia e ndërrimit të tyre.

Inspektori Sanitar Sadik Rexhepi, theksoi se shumica e rrjetit të ujësjellësit janë të pa monitoruar. “Kërkoj nga përfaqësuesit e fshatrave që të insistojnë për vendbanimet e tyre që të bëhet kontrollimi i ujit dhe atë në aspektin kimiko-fizik dhe bakteriologjik me qëllim që të dihet se çfarë uji ata konsumojnë”, u shpreh Rexhepi.

Sipas tij problem tjetër mbetet edhe uji në shkolla ku prej vitit 2009 e këndej nuk përcillet cilësia e ujit por ai shtoi se nga analizat e më hershme del se 70% e ujit në Komunën e Vitisë në aspektin bakteriologjik është i kontaminuar.

Pjesëmarrësit e debatit kanë paraqitur problemet të cilat i kanë lokalitetet e tyre me ujë të pijshëm.

Leave A Reply