RINIA SMIRA 2014Ekipi “Rinia Smira” është fitues i turneut tradicional humanitar, “Smira 2014”, pasi sot mundi në finale ekipin “Dikët”, me rezultat 3:1. Kujtim Hetemi, Dardan Shabiu, Herlind Elezi, Afet Demiri, Arbnor Sylejmani, Agon Maliqi dhe Liridon Bajrami edhe sivjet ishin të organizuar si duhet, duke dhuruar një shfaqje të mire sportive për shikuesit. Ky ekip edhe vitin e kaluar ishte fitues i këtij turneu. Së pari në përparësi erdhi “Rinia Smira”, në minutën e pestë të takimit, me golin e Dardan Shabiut, pas një kundërsulmi.

Rezultatin në 2:0 e ngriti Agon Maliqi në minutën 15. Katër minuta më vonë, Shaqir Ibrahimi shënoi për “Dikët”, duke ngushtuar rezultatin në 2:1. Kurse rezultatin përfundimtar e vendosi Afet Demiri në minutën e 4 të pjesës së dytë. Takimi i zhvillua në frymë sportive, kurse loja ishte mjaft dinamike. Në turneun “Smira 2014”, u paraqitën 12 ekipi. Kurse mjetet e mbledhura janë dedikuar si ndihmë aksionit që është planfikuar të fillojë për ndërtimin e shtëpisë së Zeqë Arifit. Organizatori, Zylfi Zuka, më të mirëve iu ndau mirënjohje, kurse si falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në turne, të cilët dhanë kontribut humanitar dhe argëtuan të pranishmit. Poashtu vlen, të përmesndet se pronari i Qendrës sportive në Drobesh ku janë zhvilluar ndeshjet, e ka ofruar fushën pa pagesë për organizimin e turnout “Smira 2014”.

Leave A Reply