Shoqata Smira Dardane nga Shkupi, ne bashkepunim me sponzorin e vet te perhershem dhe besnik Fokus Print, pron e vellezerve Imer e Isa Goxhufi me 9.06.2017 ne restoranin Hixhaz -Shkup, shtroi darke-iftar te perbashket per hire te muajit te shejt Ramazanit. Te pranishem ishin afro 200 smiras nga Shkupi,Smira,Shqiperia si dhe shum misafir te tjere. Gjate fjales pershendetese te kryetarit te Shoqates Smira Dardane z. Zijadin Sylejmani mes tjerash u tha se Sh. Smira Dardane eshte qender bashkimi i te gjithe smiraseve kudo qe jane.Ai tha se qytetaret smiras duhet ta duan dhe ndihmojne sado pak shoqaten dhe ajo kujdeset…
Autor: Zeqir Halili
Shoqëria Kulturo-Artistike “Jonuz Ramadani”, nga Smira është paraqitur me sukses në Festivalin Tradicional Folklorik “Hasi Jehon” në Prizren , Nga kjo paraqitje ata u nderuan me çmimin e tretë “Lahuta”
Sot me 12.04.2017 u bënë 18 vite nga rënia për liri e Zylfi Agushi .Ai ra bashkë me Daut Zenuni në rrugëtim të lirisë. Aktiviteti i Zylfi Agushit në luftën për liri ishte i sinqertë ku e ndihmoj shumë eprorin ushtarak Daut Zenunin në organizim dhe veprim luftarak në fshatin Drenushë (Drenogllav) të Kaçanikut ku bashkë me strukturat e UÇK-së së formuan këtë pikë të rezistencës së armatosur ndër të paktat në Komunën e Vitisë. Si pasojë e neglizhencës dhe bajraktarizmit për përvetësim të vlerave të luftës të dy këto luftëtar nuk u varrosën në varrezat e dëshmorëve kur u gjenden…
Ueb faqja www.fshatismire.com do të shpërblejë me nga një fanellë sportive të klubit të tyre të preferuar, tre lexues të cilet të parët e qëllojnë rezultatin e saktë të finales Juventus-Barcelona e cila zhvillohet sonte në ora 20:45. Ps. Komentet pranohen në ueb faqe dhe në facebook https://www.facebook.com/fshatismire?ref=hl
BESNIK (REXHEP) QAMILI 1975-2013 Koha po kalon, por ne nuk po bindemi dot, se nuk je më me ne. Ike në kohën më të mirë, kur fillove ta shijosh familjen si dhe frytet e punës sate në jetë. Malli për ty nuk shuhet-nuk të harrojmë në asnjë moment. Na duket se të kemi afër kudo që shkojmë. Do të kujtojmë tërë jetën si njeri të mirë, të qetë, të afërt dhe modest, më i dashuri ynë-Besnik. E kujton familja nga Smira e Vitisë dhe qyteti Chartres i Francës.
Prishtinë, 12 shkurt 2015 – Filatelia e Postës së Kosovës ka vënë në qarkullim emisionin e pullës postare ”Labirinti Rrethor i Smirës”. Labirinti Rrethor i Smirës është përfytyrim Dardan i ciklit të jetës dhe i rendit kozmik. Labirinti unik është i qarkut të mbyllur dhe shihet si Gjeometri e Shenjtë, e cila përcjell frymë të veçantë dardane dhe përmban identitetin Dardan. Skema ikonografike në përgjithësi shpreh nivel të lartë të botëkuptimeve filozofike – religjioze dardane. Paraqitja e konceptit të treshit paraqet formulën e krijimit të tri botëve të paramenduara dardane: botës tokësore, botës së nëndheshme dhe botës qiellore. Labirinti është…
Me kërkesë për jetësimin e kontratës kolektive, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, bënë të ditur se do të vazhdoj me hapat e mëtutjeshëm deri në realizim të kërkesave të tyre. Dega e SBASHK-ut në Viti, ka bërë të ditur për VitiaLive se edhe në komunën e Vitisë, sikur edhe në gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, do të mbahet greva njëditore ku nuk do të mbahet mësimi. Kryetari i SBASHK-ut në Viti Murat Abazi, shpreh keqardhjen ndaj prindërve të nxënësve, të cilët nuk do të mbajnë mësim ditën e premte. Përfaqësues të kësaj Sindikate në nivel…
Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 59 vjeçe, ka ndërruar jetë në Lyon të Francës, smirasi Ramadan (Mejdi) Ramadani. Koha e varrimi do të caktohet, sapo të bëhen përgatitjet e duhura për sjelljen e kufomës në Smirë. Ngushëllime familjes Ramadani!
Një eskavator po punon në hapjen e rrugës së vjetër fushore e cila të shpie nga Smira në Viti, e cila pastaj do të shtrohet me zhavorr. Projekti është financuar nga Fondi i zhvillimit rural i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti. Njoftohen të gjithë qytetarët e Smirës që kanë prona përskaj asaj rruge të dalin në vendin e ngjarjes për të përcjellë punimet.
Drejtori i shkollës,kryetari i Këshillit të Shkollës dhe Komisioni 5 anëtarësh, falenderojnë kontribuesit që ndihmuan në përfundimin e projektit (deposë së druve) të filluar ditë më parë. Ja edhe lista e kontribuesve të fundit: Fatmir Sahiti 10 Ibush Sahiti 40€ Xhelal Shabiu 10€ Kemajl Salihu 100€ Gazmend Ibrahimi 50€ Sylejman Shabiu 20€ Muhamet Azizi 55€ Gëzim Nazifi 5€ Farush Ferizi 20€ Zahir Sinani (Skifteraj) 20€ Mirali Ibrahimi 60€ Musa Bajrami 100€ Avdyl Sejdiu 50€ Lah Jashari 20€ Tefik Hyseni 50€ Tefik Salihu 10€ Mustafë Jahiu 50€ Prej fillimit të projektit janë mbledhur vullnetarisht gjithsej 4255€. Së shpejti do të publikohen…