Sot me 12.04.2017 u bënë 18 vite nga rënia për liri e Zylfi Agushi .Ai ra bashkë me Daut Zenuni në rrugëtim të lirisë. Aktiviteti i Zylfi Agushit në luftën për liri ishte i sinqertë ku e ndihmoj shumë eprorin ushtarak Daut Zenunin në organizim dhe veprim luftarak në fshatin Drenushë (Drenogllav) të Kaçanikut ku bashkë me strukturat e UÇK-së së formuan këtë pikë të rezistencës së armatosur ndër të paktat në Komunën e Vitisë. Si pasojë e neglizhencës dhe bajraktarizmit për përvetësim të vlerave të luftës të dy këto luftëtar nuk u varrosën në varrezat e dëshmorëve kur u gjenden të varrosur një vit pas rënies. Sot në ditën e tyre familja ,miqtë, dashamirët, vendasit, shokët dhe njerëz të vullnetit të mirë krenar me të e veprën e tij dhe të sigurtë në drejtësi filluan rregullimin e varrezës së tij në vendin ku prehet në lagjen e Aliajve.
Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për këto punime të kontaktojnë familjen dhe z.Ali Aliu. Me respekt. Kshilli oranizimit.