Me kërkesë për jetësimin e kontratës kolektive, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, bënë të ditur se do të vazhdoj me hapat e mëtutjeshëm deri në realizim të kërkesave të tyre.  Dega e SBASHK-ut në Viti, ka bërë të ditur për VitiaLive se edhe në komunën e Vitisë, sikur edhe në gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, do të mbahet greva njëditore ku nuk do të mbahet mësimi. Kryetari i SBASHK-ut në Viti Murat Abazi, shpreh keqardhjen ndaj prindërve të nxënësve,  të cilët nuk do të mbajnë mësim ditën e premte.  Përfaqësues të kësaj Sindikate në nivel qendror, kanë ripërsëritur kërkesat për implementim të kontratës kolektive, njëherit kanë theksuar se janë të vendosur në kërkesat e tyre.

137 Komente

Leave A Reply