Mësuesi Ibrahim, nuk jep më mësim. Ai i dha fund karrierës 45 vjeçare në arsim. Në një ceremoni me rastin e pensionimit të tij u çmua lart përkushtimi dhe kontributi që dha në funksion të arsimimit dhe edukimit të brezave të rinj.

Nënkryetari i komunës Hasan Aliu dhe Drejtori i Arsimit, Qahil Sinani, kanë shprehur respektin e tyre dhe të institucioneve që perfaqësojnë, për punën që bëjnë mësimdhënësit në përgatitjen e gjeneratave të tëra dhe në përgjithësi për kontributin që japin për arsimin, duke e vlerësuar shtyllën kryesore të zhvillimit të shoqërisë.
Drejtori i SH.F.M.U “Dëshmorët e 5 Prillit”‘, Xhavit Sahiti, ka lavdëruar punën dhe zellin e mësuesit Ibrahim, duke e vlerësuar si njërin ndër punëtorët më të dalluar. Fjalë të mira e mirënjohje për punën e mësuesit Ibrahim, ka dhënë edhe kryetari i Këshillit të shkollë, Emrush Azizi. Kurse në emër të veteranëve te arsimit të komunës së Vitisë, foli Isa Sadiku.

E, mësuesi, tashmë i pensionuar, Ibrahim Ademi, ka falënderuar me radhë, udhëheqjen e shkollës, kolegët e punës dhe nxënësit për mbështetjen që i kanë dhënë dhe respektin që ia kanë bërë.

“Falënderoj drejtorin e shkollë që ka pasur konsideratë, sidomos ndaj punonjësve më të vjetër duke na dhënë vullnet që të punojmë. I falënderoj poashtu kolegët e mi, sidomos të mësimit klasor, pa përjashtim, të cilët në momentet më të vështira kur kam pasur probleme me shëndet, më janë gjetur pranë dhe më kanë ndihmuar. Faleminderit edhe nxënësve të mi, me të cilët e kam kaluar pjesën më të madhe të ditës. Jam i lumtur poashtu, kur shoh shumë nxënës tanë që kanë arritur suksese në jetë”, ka thënë mësuesi Ibrahim.

Mësuesin e nderuan me mirënjohje Drejtoria e Arsimit, drejtoria e shkollë si dhe nxënësit me poezi e ese për të. Pati edhe dhurata dhe torte për ditëlindjen e tij.
Në fund familja e mësuesit Ibrahim shtroi darkë pë të pranishmit. Pastaja nuk mungoi as muzika e atmosfera.

BIOGRAFIA:

Ibrahim Ademi lindi më 20 shtator 1950. Katër klasat e para i mbaroi në Smirë, kurse katra të tjera né Goshicë.
Shkollën normale të mësuesisë i mbaroi në Shkup, në vitin 1969.
Një vit më vonë, filoi punën në Goshicë me klasat V, VI dhe VII për të punuar pastaj në Smirë me klasat I- IV, më vonë I-V deri në pension.
I mishëruar me procesin edukativo-arsimor, i vazhdoi studimet në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, në degën e Pedagogjisë.
Gjatë gjithë karrierës së tij nuk kurseu mundin dhe vulnetin pë edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, për çka u nderua me mirënjohje nga Drejtoria e Arsimit.
Ishte kryetar i sindikatës së punëtorëve të shkollës në vitet më të vështira 1990-2000.

Faleminderit, mësuesi Ibrahim!

6 Komente

  1. I nderuari Mesuesi Ibrahim te urojm per punen dhe kontributin tuaj ne edukimin e shum gjeneratave qe sot jan shembull per te mire. Ne si familje ndihemi krenar me punen e juaj, ju jeni ata qe na dhat metemiren diturin na mesuat hapat e pare te jetes se si te duhet Kombi Shkolla dhe respektohet familja e rrethi i gjer i shoqeris.Une ndjehem i lumtur me intelektualet te familjes sidhe gjeneratat e reja qe po korrin suksese si ne vendlindje njashtu ne perendim.Mesuesi Ibrahim ju uroj shendet dhe penzion te mire.

  2. Pershendetje me vjen mire qe qenka pensionu ky msus por me ta than realitetin ket ka patur nevoj qysh para 10 viteve me dal ne pension se po me vjen keq me than ama ska qen msus cilsor por vetem numer

  3. Zijadin sylejmani on

    Ska dyshim, se te punosh kaq gjate edhe ate me femij te klasave te ulta e te mos kesh perjetu momente te bukura e te paharruara . Puna me femije eshte interesante e sidomos per ata qe e kryejne detyren me perkushtim dhe pergjegjesi te madhe, dhe te punohet keshtu mbi 40 vjet kuptohet se ka edhe lodhje, andaj Ju tani pensionoheni qe te pushoni e te vazhdojne gjeneratat me te reja bile munde te Ju zevendesoj ndonje nxenes i juaji qe gjithsesi eshte edhe nje moment i mire per Ju. Tani Ju urojme pension te rehatshem, Ju urojme shendet e fate ne jete.

  4. Ju perkujtojme se bazuar ne kriteret e web faqes sone, komentet qe nuk jane te nenshkruar me emer e mbiemer e adrese te vertete, nuk do t`i botohen. Poashtu nuk do te botohen as komentet qe permbajne fyerje dhe denigrim te personalitetit te individit apo fammiljeve, kompanive apo shoqatave e institucioneve te caktuara.

Leave A Reply