Ka filluar sot revitalizimi komplet i objektit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë. Sipas një projekti të financuar nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg dhe Komuna e Vitisë fillimisht so të instalohet rrjeti i ri elektrik, pastaj do të ndërrohet kulmi si dhe do të bëhet fasadimi brenda si dhe izolimi dhe fasadimi jashtë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor para personelit arsimor tha se komuna e Vitisë është e përkushtuar të krijojë kushte sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie. “Me të vërtetë po punojmë shumë sipas mundësive që i kemi…
Autor: Tefik Salihu
Kryqi i Kuq Amerikan e ka përdorur Nuhi (Shaip) Hazirin, si figurë kryesore në një mesazh drejtuar opinionit të gjerë për të kërkuar ndihmë për të prekurit nga vërshimet e fundit atje. Ish-refugjati nga Smira, tani me banim në Louisiana të SHBA-ve, Nuhi Haziri, kontribues vullnetar ne Kryqin e Kuq Amerikan u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos humbasin shpresat. Ai mes tjerash kujton edhe vështirësitë e popullatës gjatë luftës në Kosovë. ‘Natën e kaluar kam parë njerëz që vërtetë kishin nevojë për ndihmë. Ata kishin humbur shtëpitë e tyre, kishin humbur gjithçka dhe ishin të uritur. Kjo …
Rrjeti i edukatorëve bashkëmoshatarëve PEN, ka organizuar , sot, një sesion diskutimi me liderët në komunitet për përfaqësimin gjinor në Këshillat e Fshatrave. Kryetarët e Këshillave të Fshatrave diskutuan modalitetet e një përfshirje sa më të madhe të gruas në këto mekanizma. Shqipe Gjocaj, menaxhere e projektit “Veprojmë për barazi” që implementohet nga organizata PEN dhe që mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se edhe pse organizata PEN, fokusin e saj e ka punën me rininë shkollore si dhe studentët, në kuadër të këtij projekti që zbatohet në disa qendra të Kosovës, ka punuar në ngritjen e kapaciteteve…
Ka ndërruar jetë në Shkup në moshën 66 vjeçare, Izet (Qahil) Sylejmani. Varrimi është bërë dje më 9 gusht, kurse e pamja do jetë e hapur deri të dielën më 14 gusht në Rr. “Kole Kaninski”, nr 46, Butel, afër Kishës së re. Ngushëllime familjes Sylejmani dhe te afërmve të ndjerit.
Smira po shkon drejt kompletimit të infrastrutkurës. Së shpejti në fshat do të instalohet rrjeti i ujësjellësit. Kjo u bë e ditur zyrtarisht nga nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama në një debat me banorët e Smirës për buxhetin komunal 2017-2019. Sipas tyre, procedurat tenderuese tashmë kanë përfunduar dhe është shpallur kompania fituese, e cila pritet të nis punimet brenda një kohe të shkurtër. Ky projekt do të realizohet përmes CDI-së zvicerane dhe atë jo vetëm për fshatin Smirë por edhe për Vërbanin. Banorët u njoftuan rreth procesit të hartimit…
E diela dhd hëna në Viti do të kalojnë në shenjë të mërgimtarëve që kanë ardhur për pushime në vendlindje. Në organizim të Komunës së Vitisë për dy ditë rresht, do të organizohet manifestimi tradicional ‘Ditët e Diasporës’. Të dielën më 31 korrik 2016, nga ora 18:30-20:00, , në sallën e kinemasë, do të shfaqet filmi ‘Talking to the tress’. Kurse nga ora 20:30-23:00, në sheshin e qytetit, do të shfaqet koncert i muzikës moderne. Të hënën më 1 gusht 2016, nga ora 10:30-11:00 në sheshin e qytetit do të bëhet hapja e panairit rajonal të produkteve vendore, i cili…
Sali Salihu është rizgjedhur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Viti. Ai mori 419 vota, 2 kundër, 9 abstenime dhe një votë e pavlefshme. Gjithashtu, u mbajt mbledhja e parë e këshillit të qendrës së Vitsë, me ç`rast u zgjedhën delegatët për Këshillin e Përgjithshem të LVV në Prishtinë. Për delegatë u zgjodhën: Njazi Isaku, Xhevat Bislimi, Burim Azemi, Remzi Salihu, Liridona Rama dhe Sokol Bajrami.
Rekordmeni i njohur Agim Agushi kërkon nga krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, që ta mbështesin për rekordin e radhës. Ai përmes një letre të hapur në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Sportit Kujtim Shala, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani dhe drejtori i departamentit të Sportit, Iber Alaj, që t`ia sigurojnë lejen për ta shfrytëzuar ndërtesën më të lartë në botë Burk Khalifa në Dubai për sfidimin e Guinness World Record. ‘Të sigurohet ndërtesa BURK KHALIFA në Dubai(më e larta në botë) për…
Kanë nisur sot punimet për asfaltimin e rrugës “Shaban Azemi në Smirë. Banorët u shprehën se ky investim i Komunës së Vitisë është shumë i rëndësishëm, pasi sipas tyre, ajo deri me tani ka qenë e pakalueshme dhe ata janë detyruar të shfrytëzojnë një rrugë tjetër. Kryetari Haliti ndër tjerash potencoi se komuna mbetet e përkushtuar të krijojë lëvizjen e lirë të gjithë qytetarëve pa dallime. “Jemi të përkushtuar të realizojmë projekte që prekin interesin e të gjithë qytetarëve pa dallime. Ky projekt që po realizohet sot jo vetëm që siguron lëvizjen e lirë të këtyre banorëve por…
Në mes të fshatrave Drobesh dhe Smirë të Vitisë, kanë filluar punimet në rregullimin dhe shtruarjen me zhavorr të rrugës bujqësore që lidh mes veti fshatrat Drobesh dhe Smirë. Banorë të dyja lokaliteteve vlerwsuan se kjo do tw lehtwsojw qasjen e fermerëve në parcelat e tyre por edhe lidhjen e fshatrave nw mes vete. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se këto rrugë po rregullohen dhe po shtrohen me zhavorr në kuadër të projekteve të shumta të cilat po realizohen në interes të qytetarëve vitias në të gjitha lokalitetet. “Sot po fillojmë një projekt shumë të rëndësishëm që…
