Rekordmeni i njohur Agim Agushi kërkon nga krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, që ta mbështesin për rekordin e radhës. Ai përmes një letre të hapur në rrjetin social Facebook,  ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Sportit Kujtim Shala, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani dhe drejtori i departamentit të Sportit, Iber Alaj, që t`ia sigurojnë lejen për ta shfrytëzuar ndërtesën më të lartë në botë Burk Khalifa në Dubai për sfidimin e Guinness World Record.

‘Të sigurohet ndërtesa BURK KHALIFA në Dubai(më e larta në botë) për sfidimin e GUINNESS WORLD RECORD. Shpresoj të kem një përgjigje pozitive nga udhëheqësit tanë. Me respekt Agim Agushi-rekordmen i 15 rekordeve botërore dhe 2 rekordeve GUINNESS’, ka shkruar Agimi.

Sipas tij, ndërtesa në fjalë nuk mund të shfrytëzohet për një qëllim të tillë, pa kërkesën zyrtare të autoriteteve shtetësore të Kosovës. Agim Agushi po përgatitet të shënojë rekordin  ‘Goditje e topin me kokë  duke u ngjitur dhe zbritur  shkallëve të ndërtesës Burk Khalifa’.

Leave A Reply