Vitisë iu kanë hapur mundësi tjera për të lidhur parnteritete të reja ndërkombëtare. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti bashkë me kryetarin në dorëheqje të fshatit Smirë Afrim Salihu dhe aktivistin e shoqërisë civile Tefik Salihu, janë takuar me kryetarin e Komunës Kirchhain në Gjermani Olaf Hausmann, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e nisjes së bashkëpunimit në të ardhmen. Biseda kryesisht është përqendruar në njoftimin dhe ofrimin e informative bazike të dy komunave por edhe midis Smirës dhe fshatit Klanselheeim. Poashtu janë diskutuar edhe kapacitetet dhe resurset potenciale për të gjetur interesat e përbashkëta të bashkëpunimit. Kryetari…
Autor: Tefik Salihu
Nxënësit vitias të cilët vijojnë mësimin në shkollat fillore “Dëshmorët e Vitisë“ dhe “Bafti Haxhiu”, tani e tutje do të kenë mundësinë të konsumojnë ushqim të freskët dhe cilësor. Këto dy shkolla janë bërë me të gjitha pajisjet e kuzhinës, falë projektit të përbashkët të IADK-së dhe Komunës së Vitisë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halit porositi gratë të cilët do të përgatisin ushqimin që të kenë kujdes të shtuar, konkretisht në mbajtjen e higjienës në kuzhinë për të mirën e nxënësve. “ Nxënësve tanë do t’ju ofrohet ushqim i freskët dhe cilësor, andaj kërkoj nga ju që të…
Shoqata e grave “Hortikultura” nga Sllatina e Epërme, është përfituese e pajisjeve për konzervimin e perimeve. Ky projekt i përbashkët i Fondacionit Kosovë-Luksmeburg dhe komunës së Vitisë, do të mundësojë inkuadrimin e 20 grave. Fisnik Beqiri përfaqësues i Fondacionit Kosovë Luksemburg , ka thënë kjo shoqatë këto pajisje do të mund t’i përdorë për një kohë të gjatë. “Projekti është financuar nga fondacioni ynë në bashkëpunim me komunën e Vitisë. Fondacioni i ka dhënë 10.000 euro, shoqata 1000 euto kurse Komuna e Vitisë 500 euro. Fondacioni paraprakisht ka trajnuar anëtaret e shoqatës, në mënyrë që ato të jenë të pavarura…
Në redaksinë e portalit tonë kanë ardhur disa fotografi dhe ankesa nga banorët e Lagjes “Metush Ibrahimi”, për dëmtimin e asfaltit pas punimeve për instalimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Smirë. Ata ankohen se kanali është hapur skaj rrugës dhe si rrjedhojë në disa vende është dëmtuar rruga të cilën e kanë shtruar me vetkontribut. Sipas tyre kompania që po i kryen punimet është dashur që terrenin ta kthejĕ në gjendjen e mëparshme.
Njoftohen të gjithë smirasit dhe dashamirët e librit, se të mërkurën, më 21 shtator 2016, nga ora 11:00, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, do të bëhet promovimi i librit “Trungu i Rexhëve të Smirës” i prof. Fehmi Ramadani.
Gjatë fundjavës që vjen, Struga do të jetë nikoqire e rekordmenit botëror të goditjeve të topit me kokë (zhonglim), prof.Agim Agushit, i cili paralajmëron dy rekorde të tjera të goditjeve të topit me kokë, njofton agjencia e lajmeve INA. Nën patronatin e kryetarit të komunës së Strugës, Ziadin Sela, rekordmeni botëror, në disa disciplina, prof.Agim Agushi të dielën më 25 shtator, në ora 10:00, do të vendos dy rekorde botërore në qytetin e Strugës. Ai do të vendos rekorde botërore në vrapim në rërë në 400 dhe në 1000 m, duke goditur pandërprerë topin me kokë. Në këtë ngjarje sportive…
Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Vitisë ka njoftuar lidhur me vaksinimin e kafshëve kundër sëmundjes gungore të gjedhit. Sipas njoftimit, vaksinimi ka filluar të shtunën. Kjo vaksinë është falas, andaj luten të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim, sepse vaksinimi do të bëhet nga fshatrat që janë më të prekura nga sëmundja. Drejtoria e Inspektoratit tërheqë vërejtjen se mishi i atyre kafshëve që marrin këtë vaksinë, nuk lejohet të konsumohet për 7 ditë rresht, por qumështi mund të konsumohet. Drejtor i Inspektoratit në Viti. Skender Ahmeti, ka sqaruar poashtu se kafsha nga çasti i marrjes së vaksinës fiton përsëri…
Rekordmeni kosovar në zhonglimin e topit, Agim Agushi, ka thyer një tjetër rekord botëror. Aktiviteti që u mbajt në qendër të Prishtinës kishte karakter humanitar, në përkrahje të fëmijëve me Autizëm dhe Sindromin Down. Agimi ka veshur e zhveshur 50 fanela sportive me logo të kompanive të cilat kanë përkrahur shoqatat “Autizmi“ dhe “Down Syndrome Kosova“. Ky është rekordi i 18-të i mësuesit të Matematikës nga komuna e Vitisë. Ai ka sfiduar rekorde botërore dhe rekorde “Guiness”, në vende si Dubai, Frankfurt, Munchen, Berlin, Antalia, Gjakovë, Tetovë, Shkodër etj. në disiplina të ndryshme. Agushi tregoi për Ekonomia Online se të…
Fshatrat Smirë dhe Vërban janë ndër lokalitetet të cilat janë ballafaquar më së shumti me problemin e sigurimit të ujit të pijshëm. Mandej në disa pjesë të këtyre fshatrave nuk bënte më punë as hapja e puseve. Këtij problemi po i vjen fundi pasi këto dy fshatra që ka filluar instalimi i rrjeit të ujësjellësit. Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira dhe të tjerë kanë vizituar fshatin Smirë ku edhe kanë filluar punimet në realizimin e projektit për këto dy fshatra. “ Fillimi i realizimit të këtij projekti na gëzon…
Sylejman Shabiu ka mbajtur sot orët e fundit të Gjuhës Shqipe, duke e përfunduar karrierën e tij mbi 40 vjecare. Në respekt të shkuarjes së tij në pension, drejtoria e shkollës bashkë me kolegët i kishin përgatitur një takim përshëndetës. Drejtori i SHFMU ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, Xhavit Sahiti e vlerësoi me karrierën e bujshme të Sylejman Shabiut si ish-arsimtar i tij. ‘Arsimtari Sylë ka qenë punëtor i dalluar, njeri i saktë dhe me principe. Mbi të gjitha ai shquhet si pedagog që ka arsimuar dhe edukuar shumë gjenerata’, ka thënë ai. Drejtori i Arsimit në Viti, Qahil Sinani, ka…
