Në Viti ka nisur Programi i USAID-it Amerikan në Kosovë, për të Drejtat Pronësore si dhe fushata nacionale në nivel lokal për të drejtat pronësore të grave. Fushata ka për qëllim të tërheqë vëmendjen dhe të ndihmojë ndryshimin e qëndrimeve dhe sjelleve shoqërore në Kosovë që vlerësohet se janë pengesë për t`iu mundësuar grave për të ushtruar të drejtat e tyre pronësore lirisht sipas ligjeve në fuqi. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Greg Delaëie ka theksuar rëndësinë që ka ndarja e pronës në mënyrë të barabartë e në veçanti edhe për gruan. Zëvendëskryeministri i…
Autor: Tefik Salihu
Fshatit Smirë i janë hapur mundësi të mira për të lidhur bashkëpunim të ngushtë me fshatrat e Kirchhain-it në Gjermani. Përfaqësuesi i fshatit Kleinsenheim të këtij rajoni njëherit këshilltar në Kircchain, Prof. Dr. Rainer Waldhardt, ligjërues në Justus Liebig University Giessen të Gjermanisë, ka mbajtur sot një takim me disa përfaqësues dhe fermerë në Smirë, të ndërmjetësuar nga Prof. Dr.Arben Mehmeti dhe kryetari në detyrë Afrim Salihu. Prof. Waldhardt, tha se do të ketë bashëpunim në disa fusha të zgjedhura për zhvillim të qëndrueshëm, sidomos në fushën e furnizimit të qëndrueshëm me energji, në fushën kundër ndryshimeve klimatike dhe në…
Pas nje sëmundje të shkurtër e të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçe, Daut ( Hamit) Bajrami. Varrimi do të bëhet sot më 11 korrik 2016, në ora 13:00. Ngushëllime famijes Bajrami dhe të afërmve të ndjerit!
Shefi i Katedrës së Gjeodezisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Përparim Ameti, ka dhënë sërish argumentet e tij në lidhje me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se Mali i Zi nuk ka parcela kadastrale përtej Kullës e Çakorrit. Sipas tij, kufiri nuk është përcaktuar ende. Shefi katedrës së gjeodezisë në UP i ka ftuar të gjithë zyrtarët e Qeverisë të kenë kujdes në interpretim, sepse çdo gabim apo interpretim i parcelave kadastrale prodhon pasoja penale. “Kriteri kadastral i përdorur në procesin e demarkimit në mes të Kosovës dhe Malit…
Shkodran Beqiri me qëndrim në Zvicër ka dhuruar 34 pako me artikuj elementarë në Smirë dhe fshatra tjera, për Festën e Bajramit.
Vëllezërit Fadil e Refik Misini me qëndrim në SHBA, duke shpërndarë pako ushqimore për 20 familje, në Smirë, me rastin e Fitër Bajramit.
Ekipi “Intercomm”, është fitues i turneut të sivjetshëm tradicional “2 Korriku” në Beguncë të Vitisë, pasi në finale mundi Ekipin “Kabashi” me rezultat 3:2. Loja ishte dinamike, me aksione të shpejta dhe të organizuara mirë. Manifestimi tradicional sportiv “2 Korriku” mbahet për çdo vit për nder të 2 Korrikut të vitit 1990, kur 26 vite më parë, delegatët e atëhershem të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese për Pavarësi. Të pranishëm në finale pos përfaqësuesve të institucioneve komunale, tifozëve e sport-dashësve të cilët kishin ardhur nga komuna të ndryshme të Kosovës, ishin edhe disa ish-deputet të Kuvendit të Kosovës të…
Ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës nga viti 1990 dhe udhëheqës komunal në krye me kryetarin e Komunës së Vitisë si dhe familjarë, duke vënë, të shtunën, kurora me lule mbi varrin e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës Hysni Salihu, me rastin e përvjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut.
Një pjesëtar i Brigadës së Zjarrfikësve duke u përpjekur ta shuajë zjarrin që ka kapluar, të premten, një kamion transportues në Rr. ‘Hetem Pajaziti’, në Smirë.
Rruga e gjatë rreth 400 m “Ahmet Dika” duket krejt ndryshe, pas asfaltimit me mjete nga buxheti komunal i Vitisë. Së shpejti në Smirë pritet të hedhet asfalti edhe në rrugët “Bajram Ahmeti” e “Shaban Azemi”.
