E diela dhd hëna në Viti do të kalojnë në shenjë të mërgimtarëve që kanë ardhur për pushime në vendlindje. Në organizim të Komunës së Vitisë për dy ditë rresht, do të organizohet manifestimi tradicional ‘Ditët e Diasporës’. Të dielën më 31 korrik 2016, nga ora 18:30-20:00, , në sallën e kinemasë, do të shfaqet filmi ‘Talking to the tress’. Kurse nga ora 20:30-23:00, në sheshin e qytetit, do të shfaqet koncert i muzikës moderne. Të hënën më 1 gusht 2016, nga ora 10:30-11:00 në sheshin e qytetit do të bëhet hapja e panairit rajonal të produkteve vendore, i cili do të jetë i hapur gjatë gjithë ditës. E nga ora 11:30- 13:00, në Shtëpinë e Kulturës do të mbahet Tryezë me bizneset nga diaspora. Kurse nga ora 19:30-22:00, në sheshin e qytetit do të ketë concert të muzikës tradicionale.


