Smira po shkon drejt kompletimit të infrastrutkurës. Së shpejti në fshat do të instalohet rrjeti i ujësjellësit. Kjo u bë e ditur zyrtarisht nga nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama në një debat me banorët e Smirës për buxhetin komunal 2017-2019. Sipas tyre, procedurat tenderuese tashmë kanë përfunduar dhe është shpallur kompania fituese, e cila pritet të nis punimet brenda një kohe të shkurtër. Ky projekt do të realizohet përmes CDI-së zvicerane dhe atë jo vetëm për fshatin Smirë por edhe për Vërbanin.
Banorët u njoftuan rreth procesit të hartimit të buxhetit komunal për vitin në vijim duke kërkuar nga smirasit që të jenë pjesë e këtij procesi shumë të rëndësishëm. Nënkryetari Aliu, tha se komuna është e vendosur të bëjë një ndarje sa më të mirë të buxhetit komunal edhe përkundër mundësive të vogla. “Me buxhetin e përgjithshëm komunal për vitin 2017 në vlerë 10 milion e 19 mijë euro, ne kemi vetëm 1 milion 739 mijë euro për investime kapitale. E dimë se këto mjete janë më të vogla sesa kërkesat e banorëve, por komuna jonë është e vendosur që të bëjë një shpërndarje sa më të drejtë të buxhetit për të gjitha lokalitetet”, u shpreh Aliu.
Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ibrahim Rama, e prezantoi buxhetin komunal për vitin 2017 dhe potencoi se buxheti i përgjithshëm është prej 10 milion e 19 mijë euro, prej të cilave 8 milion e 891 mijë janë grand qeveritar, ndërsa 1 milion e 6 mijë e 695 euro të hyra vetanake. “Nga buxheti i përgjithshëm i planifikuar për vitin 2017, planifikohet që 6 milion e 928 mijë euro të dedikohen për paga dhe mëditje, 953 mijë euro për mallra dhe shërbime, 200 mijë e 862 euro për shërbime komunale, 197 mijë e 712 për subvencione dhe 1 milion e 739 mijë euro për investime kapitale”, ka thënë Rama.
Ndërkaq Zijadin Ahmeti anëtari i këshillit të fshatit Smirë i cili edhe kryesoi me këtë takim kërkoj nga banorët që të parashtrojnë kërkesat e tyre për investime. Pjesëmarrësit në takim paraqitën vërejtjet dhe kërkesat e tyre për investime në këtë lokalitet si në fushën e infrastrukturës si ndricimi publik dhe troruaret, por prioritet për ta është sigurimin i ujit të pijshëm. Ata poashtu, kërkuan nga komuna që të ketë kontroll më rigoroz gjatë kryerjes së punimeve për projektet kapitale.
Debati në Smirë ishte në kuadër të diskutimeve publike që kanë filluar të mbahen gjatë këtij muaji me qëllim planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2017.



1 Koment
Sa i perket ujësjellsit kisha me thën Peshku ne Deti e ferterja ne zjarm.
Ju jeni edhe ndertuesit që keni bere krim në ndertimin e kanalizimit në fshatin Smirë dhe ende kanalizimin skandaloz nuk e keni përfundu