Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ngushëllimet për Smajl (Ejup) Sadikun do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja për të do të jetë e hapur të shtunën më 18 qershor 2016, në Lozanë, në adresën: Chemin du Couchant 4, 1022 Chavannes-pres-Renens, te Xhamia, nga ora 09:00-17:00. Kontakti: (0)78 652 31 30, Sadik Sadiku.
Autor: Tefik Salihu
Mëngjesin e sotëm njësitet patrulluese policore nga stacioni i Vitisë gjatë kontrollimit në fshatin Drobesh kanë ndalur një kombibus të dyshuar në të cilin janë gjetur mbi tre mijë kilogramë hurme me afat të skaduar. Kur patrulla e policisë i është vënë në ndjekje një kombi me targat 05, ka hasur edhe në një kombi tjetër. Në të dy kombit e dyshuar pas kontrollit janë gjetur tre mijë kilogram hurme të paketuara. Vozitësit e këtyre mjeteve janë shqiptarë dhe se nuk kanë poseduar asnjë dokument për pemët që i transportonin. Nga hetimet e para besohet se ato mund të jenë…
Zijadin Sylejmani është rizgjedhur për kryetar të Shoqatës “Smira Dardane”. në Shkup. Në Kuvendin Zgjedhor, në të cilin morën pjesë rreth 40 smiras, u zgjodh edhe pjesa tjetër e kryesisw: sekretar Hajriz Bekteshi kurse arkëtar u zgjodh Arif Iseni. Kurse kryetar i Kuvendit të shoqwtës u zgjodh Fatmir Ramadani. Kryetari Sylejmani falënderoi anëtarët e kryesisë së kaluar për kontributin që kanë dhënë deri më tash, kurse anëtarëve të rinj u uroi punë të mbarë dhe suksese. Ai u zotuar se Shoqata “Smira Dardane” do të vazhdojë të organizojë dhe tubojë smirasit që tani jetojnë në Shkup.
Disa zyrtarë komunalë të prirë nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, duke inspektuar punimet në njërën nga tri rrugët e fshatit Smirë. Me investimin e komunës në fshat pritet të asfaltohen rrugët “Ahmet Dika”, “Bajram Ahmeti” e “Shaban Azemi”.
SHKA ‘Jonuz Ramadani’, nga Smira është ftuar të marrë pjesë në Festivalin Kombëtar ‘Sofra Dardane’, që do të mbahet në qytetin Bajram Curr të Shqipërisë nga 10-12 qershor. Festivali është organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar dhe Bashkia e qytetit Bajram Curri, Qarku i Kukësit. SHKA ‘Jonuz Ramadani’, do të prezantohet me program 30 minutësh.
Shkolla e Fillore e Mesme e Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë, është shpallur shkolla me ambientin më të dalluar në komunën e Vitisë. Vendin e dytë e kanë ndarë shkolla “Kenan Halimi” nga Skifteraj dhe shkolla’Dëshmorët e Vitisë” nga Vitia, kurse me vendin e tretë është vlerësuar shkolla “Safet Rexhepi”- paralelja në Ballancë. Përzgjedhja është bërë në Ditën e Mjedisit nga një komision i formuar nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit. Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka theksuar angazhimin institucional në krijimin e hapësirave të gjelbëruara dhe ambienteve të pastra. Ai u fokusua në projektet…
Me iniciativё tё Valon dhe Granit Avdylit, kёtё javё janё ngjyrosur rrethojat e varrezave tё Lagjes ‘Aliaj’ nё Smirё dhe ёshtё pastruar nga barojat sipёrfaqja pёrbrenda. Aksioni pёrveç se ёshtё mbёshtetur nga njё grup i vullnetarёve, tё cilёt e kanё kryer punёn, nisma ёshtё pёlqyer edhe nga tё tjerёt, tё cilёt kanё ndihmuar me mjete financiare dhe me material: KOntribuesit me para: Valon Avdyli 20 €, Granit Avdyli 10 €, Muharrem Avdyli 10 €, Faton Beqiri 10€, Izjadin Avdyli 10€, Mentor Avdyli 10€, Emrush Sejdiu 10€, Jahi Sejdiu 35 €, Agron Shabiu 10€,Kosum Hasani 20€, Murat Brruti 10€, Adil Brruti…
Një grup vullnetarësh duke pastruar varrezat në Lagjen “Aliaj” në Smirë dhe duke ngjyrosur rrethojat e hekurta të varrezave.
Njoftohen të gjithë banorët e interesuar të fshatit Smirë, se sonte do të mbahet takimi për prezantimin e projektit të përfunduar me sukses të shtëpisë humanitare për familjen e Nazmi Hasanit dhe do të shpaloset iniciativa e re për ndërtimin e shtëpisë për Kujtim (Isa) Ramadanin. Takimi do të mbahet nga ora 21:00, te ‘Beni Impex’.
Pas një sëmundje të gjatë, ka nďërruar jetë në Zvicër, në moshën 52 vjeçare, Smajl (Ejup) Sadiku. Trupi i tij i pajetë u varros sot në Smirë. Ngushëllimet do të pranohen deri të martën në mbrëmje. Ngushëllime familjes Sadiku dhe të afërmve të ndjerit.
