Komuna e Vitisë do të jetë pjesë e një programi për partneritet ndërkomunal për zhvillim të qëndrueshëm. Kryetari Sokol Haliti dhe dy përfaqësues të fshatit Smirë, Afrim Salihu, kryetar në dorëheqje i Këshillit të Fshatit dhe aktivisti nga shoqërisë civile Tefik Salihu, po marrin pjesë në një punëtori informuese në Bonn të Gjermanisë, në kuadë të fazës pilot të projektit ‘Partneriteti Ndërkomunal për Qëndrueshmëri’, i cili implementohet nga ‘Agjencia e shërbimit të komuniteteve në një botë’ si departament i ‘Engagement Global gGmbH’, në emër të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Qeverisë gjermane. Projekti do të lansohet në…
Autor: Tefik Salihu
Qeveria Japoneze i ka dhuuar Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti dy automjete: një auto-ambulancë dhe një tjetër për bartjen e pacientëve me hemodializë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, i kanë uruar mjekët për donacionin duke falënderuar popullin japonez për bujarinë që përmes donacioneve të tilla t`ju dalë në ndihmë qytetarëve të komunës së Vitisë. Kryetari Haliti ndër tjerash tha se komuna e Vitisë, po synon të krijoj kushte sa më të mira si për qytetarët që marrin shërbime në këtë qendër, ashtu edhe…
Ibush Ramadani e ka njoftuar redaksinë tonë se e ka gjetur një çelës të veturës, tek ambulanta në Smirë. Pronari mund ta marrë çelësin tek Ibushi në shtëpinë përballë ambulantës së fshatit.
Mësimi në SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë do të mbahet në tri ndërrim, e në aneksin e ri, prej katër klasëve. Orari i ri do të vazhojë të zbatohet derisa të kryhen renovimet komplet të pjesës së vjetër të objektit shkollor. -Ndërrimi I-rë: Nga ora 07:30, për klasët IX -1, IX-2, VIII-1, VIII-2, VIII-3. -Ndërrimi II-të: Nga ora 11:00, për klasët VII-1, VII-2, VII-3, VI-1, VI-2 -Ndërrimi III-të: Nga ora 14:30 për parafillorët dhe për klasët I-1, I-2, V-2, V-3. -Të shtunën dhe të dielën: Nga ora )8:00, për klasët II-1, II-2, III-1, III-2 dhe III3. -Të shtunën…
Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, shenjtërimin e Nënës Terezë po e përcjell me aktivitete kulturore e sportive. Manifestimet kanë nisur nga Shenjtorja në Letnicë, nga ku Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë kishte ndier thirrjen që të filloj misionin e saj për paqe dhe dashuri në botë. Besimtarë të krishterë, por edhe qytetarët të konfesioneve të tjera të cilët bartnin fanela me figurën e Nënës Terezë, kanë marrë pjesë në marshin me biçikleta për të simbolizuar rrugëtimin e saj nga fshati Letnicë nëpër botë ku u bë e njohur si misionare e paqes dhe dashurisë. Emrush Azemi, përgjegjës…
Smirasi me vendbanim në Shkup, Milaim Sylejmani, i ka dhuruar shkollës së Smirës mjete konkretizimi mësimore, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Udhëheqja e shkollës shpreh mirënjohje dhe respekt për këtë përkushtim të Milaimit.
Një punëtor i kompanisë private që e ka fituar tenderin për menaxhimin e parkingjeve publike në qendër të Vitisë, po i vendos tiketën e pagesës një automjeti të parkuar skaj parkut të qytetit. Një orë qëndrim, kushton 0.30 €.
Me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë, Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, organizon disa aktivitete kulturore e sportive. Me këtë rast, për koordinim të këtyre aktiviteteve që mbahen në kuadër të kësaj ngjarje të shwnuar pwr kombin shqiptar, kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka patur një takim me udhëheqësit e kishave katolike në komunën e Vitisë, famullitarin e kishës katolike në Binçë Don Aleksandër Kola, Dom Marjani nga shenjtorja e Letnicës dhe Don Albert Jakaj nga famullia e Stubllës. Në këtë takim, u diskutua agjenda e paraparë e ngjarjeve që do të zhvillohen…
Komuna e Vitisë do t`i mbështesë këtë sezonë klubet e futbollit ‘Vitia’ dhe ‘Vllaznia’. Krytari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një memorandum për mbështetje financiare me përfaqësues e këtyre dy klubeve. Me këtë dokument parashihet që komuna t`i heqë shpenzimet e transportit, ushqimin për lojtarët, shpenzimet administrative, pagesat e gjyqtarëve etj. Në takim me përfaqëseusit e klubeve ishin edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani. Kryetari Haliti tha se në kuadër të këtij bashkëpunimi të mirë, me klubet futbollistike, komuna po mundohet të mbulojë zbrazëtirat e mundshme gjatë…
Komuna e Vitisë në bashkëpunim me organizatën IKC sot kanë bërë shpërndarjen e fidanëve të dredhëzës në fshatin Smirë, konkretisht të fermeri Nexhmedin Ymeri. Ky fermer ka përfituar mbi 5 mijë fidanë të dredhëzës që mjaftojnë për mbjelljen e 10 ari tokë me këtë kulturë bujqësore. Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, i uroi fermerit përfitues punë të mbarë. Organizata IKC dhe Komuna e Vitisë edhe më parë kanë bërë shpërndarjen e fidanve të dredhëzes në këtë komunë.
