Autor: Tefik Salihu

Manifestimi  mbarëkombëtar  tradicional kulturo e sportive “Flakadani I Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit  Njazi Azemi-Komandant “Mjekrra”, ka mbledhur në Viti, artistë e piktorë, shkrimtarë e poetë, solistë e valltarë, shoqëri e ansamble, sportistë e sportiste nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët  me aktivitetet e tyre, po nderojmë figurën e komandant Mjekrës dhe gjithë dëshmorëve të lirisë.   Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e cilëson  këtë manifestim si një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë.   Nga 21 marsi  janë mbajtur e po mbahen orë letrate, gara në recitim, janë hapur ekspozita dhe janë mbajtur gara në …

Read More

Njoftohen të afërmit, miqtë dhe bashkëvendasit, se ngushëllimet për Nera (Agushi) Zenunin, do të pranohen edhe në Smirë. E pamja do të jetë e hapur tek vëllezërit e saj Tahir dhe Ruzhdi Agushi, në Smirë, të shtunën dhe të dielën, më 24 dhe 25 mars 2018. Nera Zenuni (gruaja e dëshmorit  Daut Zenunit) ka ndërruar jetë të dielën në Kabash, në moshë 74 vjeçare.

Read More

Me 80 vota për, Kuvendi i Kosovës miratoi marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit kufitar me Malin e Zi. Seanca u ndërpre disa herë, pasi deputetë të Vetëvendosjes, hodhën  gaz lotsjellës në sallën e seancave. Demarkacioni ishte edhe njëri nga kushtet e Bashkimit Evropian, për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Pro kësaj marrëveshje ishte koalicioni qeverisës dhe LDK-ja, derisa e kundërshtuan Vetëvendosje, deputetët e pavarur dhe Lista Serbe. Marrëveshja e parë e demarkacionit ishte nënshkruar në vitin 2015, dhe sot ishte hera e katërt që erdhi në Kuvend për miratim.

Read More

Agim Agushi duke zhongluar të, mërkurën, në Ulqin për një rekord tjetër të suksesshëm. Ai për 60 minuta ka ecur 4km e 800 m, para-mbrapa, duke e goditur topin me kokë. Agimi ka falënderuar  Alban Gjonin nga institucionet komunale të Ulqinit dhe mediat në Ulqin për përkrahje.

Read More

Të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë sot do të mbajnë grevë njëditore. Njoftimin e ka dhënë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Mësim nuk mbahet në shkollat fillore, të mesme dhe universitete, të cilat nuk janë pjesë e SBASHK-ut. Ndryshe, sot do të punojnë vetëm çerdhet.  Zyrtarë të kësaj sindikate thonë se greva po përsëritet, pasi qeveria e Kosovës nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre-dërgimin në Parlament të Projektligjit për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta Ata paralajmërojnë se nëse nuk u plotësohen kërkesat, grevë do të ketë përsëri më 13 prill.

Read More

Në Shkup  është shënuar 8 Marsi-Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në një takim të mbajtur në Rastorant “ABC”, kryetari i shoqatës “Smira Dardane”, Zijadin Sylejmani u ka dëshiruar mireseardhje, sidomos pesë femrave nga Smira. Sylejmani  femrave nga Smira u bëri edhe dhurata modeste, dhe poashtu për gjithë grupin dhuroi nga 2 libra të Ilir Shaqirit kushtuar Adem Jasharit në  botim falas të “Fokus print” dhe librin “GRATË”, nga Sami Frashëri e botuar enkas për 8 Marsin.

Read More

Me rastin e 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në nderim të luftës dhe sakrificës sublime të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij për lirinë dhe të ardhmen e kombit shqiptar, Shtypshkronja “Focus Print” -Shkup, me pronarë Isa e Imer Goxhufi, botoi dhe dhuroi falas 10.000 ekzmeplarë të librit (poemës) “Adem Jashari” të autorit Ilir Shaqiri. Autori ka shprehur publikisht, disa herë në media, falënderime dhe mirënjohje për këtë veprim të kësaj shtypshkronje të njohur.

Read More