Shoqata “Smira” njofton se Takimi tradicional i smirasve, në Gjenevë, do të mbahet më 21 prill 2018 (ditë e shtunë). Si zakonisht do të jetë darka smirase, prandaj luten familjarët që të sjellin ushqime me vete, kurse pijet i siguron organizatori. Poashtu do të ketë edhe lojë shpërblyese. Kurse për disponimin e të pranishmëve, do të kujdesen solistët Shqipe Abazi dhe Nexhat Jaha. Takimi do të mbahet në Rue François-Durafour 17, 1220-LES AVANCHETS.
Autor: Tefik Salihu
Me nderime janë përkujtuar dëshmorët Mirali e Hebib Sejdiu,Skender Salihu dhe Ylvi Demiri në përvjetorin e rënjes së tyre në Smirë, më 5 prill të vitit 1999. Familjarë, zyrtarë të institucioneve komunale, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe bashkëvendas nga Smira, diaspora e Shkupi si dhe nxënës, kanë bërë homazhe tek vendi i rënjes së tyre në Smirë, te lapidari i në qendër të fshatit dhe te varrezat e dëshmorëve në Viti. Vepra dhe sakrifica e tyre është lartësuar në manifestimin qendror në oborrin e shkollës, me ç`rast u shënua edhe Dita e shkollës, e cila për nder të…
Punët për rregullimin e ambientit në SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, kanë vazhduar edhe të dielën. Tani tribinat e fushave sportive duken më të bukura pas ngjyrosjes, falë punës vullnetare të nxënësve vullnetarë, mësimdhënësve dhe punëtorëve teknik të shkollës, të udhëhequr nga drejtori Xhavit Sahiti. Drejtori ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këto punime që bënë një ndryshim të shkëlqyeshme. Njëkohësisht, ai u bëri thirrje organizatorëve, lojtarëve dhe shikuesve të turneut, që të kenë konsideratë dhe mbeturinat t`i hedhin në shporta dhe qese najlonit, në mënyrë që ambienti të ruhet ashtu si është tani.
Të enjten, më 5 prill 2018, do të shënohet Dita e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” si dhe përvjetori i rënjes së dëshmorëve të fshatit: Hebin e Mirali Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri, më 1999. Agjenda e aktiviteteve: 9:00- Nderime te vendi i rënjes së dēshmorēve në Smirë. 10:00-Nderime te Varrezat e Dëshmorëve në Viti, nisja nga Smira, në mënyrë të organizuar në 9:40. 11:00-Manifestimi qendror në oborrin e shkollës në Smirë. Pjesëmarrja sa më masive do të nderojë këtë ditë të veçantë për të gjithë.
Në ditën e fundit të këtij muaji mësimor dhe në prag të 5 Prillit një dite dhe date shumë të rëndësishme për fshatin tonë, mesdita nga ora 12:00-13:00, iu kushtua ambientit, si mbrenda ashtu edhe jashtë shkollës. Drejtori Xhavit Sahiti ka falënderuar nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin e treguar.
Anëtari i kryesisë së Shoqatës “Smira”, me seli në Gjenevë, Naser Hajrullahu, në vizitë shkollës së Smirës. Ai u njoftua me zhvillimin e procesit mësimor dhe njëherit kishte sjellë pjesë të dy makinave për pastrimin e dyshemes me një vlerë të konsiderueshme. Drejtori Xhavit Sahiti në emër të shkollës e ka falenderuar anëtarësinë e shoqatës “Smira ” për këtë donacion.
Njoftohen sportdashësit se për nder të përvjetorit të rënies së dëshmorëve të 5 Prillit, në Smirë do të mbahet turne në futboll të vogël. Shorti hedhet të premten, mē 30 mars 2018, te Kafeteria “Beni Impex”. Pjesëmarrja kushton 15 euro. Ekipet mund të kenë më së shumti 2 lojtarë jashtë Smirës. Lojërat dotë fillojnë nga 1 prilli, kurse finalja do të luhet më 4 prill. Personat për kontakt: Leotrim Sejdiu 045/265-826 dhe Kujtim Ramadani 044/694-025.
Një grup i nxënëseve të SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, gjatë ushrimeve për paraqitje për Ditën e SHkollës më 5 prill dhe në përkujtim të dëshmorëve të Smirës.
Grupi i Artit, në përkujdesjes të arsimtares Mirjeta Sinani, po bëhet gati për ekspozitën e radhës, që do të hapet më 5 prill 2018, me rastin e Ditës së Shkollës dhe në përvjetorin e rënjes së dëshmorëve të Smirës. Eskpozita është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Vitisë dhe drejtori i saj Milot Lala.
Publiku dhe pjesëmarrësit e Festivalit “Flakadani i Karadakut”, i cili po mbahet në Viti, i kanë bërë nderime koreografit Agron Bajrami, i cili dy javë më parë ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare, në Cyrih. Të pranishmit i janë ngritur në këmbë dhe me duartrokitje të gjata i kanë bërë homazh artistit të ndjerë, në momentin kur Moderatorët Tefik Salihu dhe Arbenita Aliu-Turkaj, po i thurrnin elozhe Agron Bajramit për kontributin e madh të tij në fushën e kulturës. Më të emocionuar ishin anëtarët e Grupit të Vallëzimit “Rinia”, nga Spreitenbach, Kantoni Agrau, të cilët kishin ardhur nga Zvicra enkas…
