Pas nje sëmundje të gjatë, ka ndērruar jetë në moshën 70-vjeçare Musli Ahmeti. Varrimi do të bëhet nesër, e hënë, më 23 prill 2018, nga ora 13:00, në Smirë. I ndjeri një kohë ka jetuar në mërgim, kurse pas kthimit në vendlindje, deri në pensionimin e tij, ka ushtruar profesionin e vozitësit. Ngushëllime familjes Ahmeti dhe të afërmve të ndjerit!
Autor: Tefik Salihu
Mërgimtarë smiras vazhdojnë të jenë të të bashkuar dhe lidhur mes vete. Smiras me familje, të rinj e të reja, prindër e gjyshër, nipa e mbesa, janë mbledhur të shtunën mbrëma në Gjenevë për festën e tyre tradicionale të përvitshme. Të ardhur kryesisht nga Gjeneva, por edhe nga Nyoni, Lozana e më larg, por edhe nga Franca, Itali, Gjermania etj, e ndonjë edhe nga Smira, edhe sivjet arritën të krijojnë atmosferë të mrekullueshme, të ngrohtë dhe vëllazërore. Për këtë arsye tashti të gjithë e quajnë “Festa e Smirës”, ndonëse zyrtarisht titullohet “Tubimi i smirasve në diasporë. Në kallaballakun që ishin…
Shtohen dritat në Smirë. Me financimin e Komunës së Vitisë, në disa lagje të fshatit është vendosur ndriçimi publik. Falë këtij investimi, tash janë ndriçuar rrugët rrugët “Metush Ibrahimi”, “Hysni Salihu” dhe “Arif Arifi”. Ky ka qenë njëri nga premtimet dhe projektet e parapara për vitin 2018, nga kryetari Sokol Haliti për Smirën. Më herët ndriçimi është vendosur edhe në rrugën kryesore të fshatit
Mërgimtarë smiras duke e bërë gati sallën për Festën tradicionale të smirasve. Sonte nga ora 18:00-24:00, smiras që jetojnë në Zvicër, Francë, Gjermani, Itali e vende tjera, do të mblidhen në Gjenevë, në takimin e nëntë me radhë. Aty do të shtrohet edhe darka smirasve me ushqimet që do t`I sjellin vet pjesëmarrësit, kurse do të ketë edhe lojë shpërblyese. Përdisponimin e të pranishmëve do të kujdesen këngëtarët Shqipe Abazi e Nexhat Jaha. Takimi do të mbahet në Salle des Fetes de Avanchets në Rue François-Durafour 17, 1220-LES AVANCHETS.
N.T.P “Smira” është rritur akoma më shumë duke shtuar kapacitetet dhe hapësirat e punës. Kjo ndërmarrje ka hapur sallonin modern të sanitarisë dhe qeramikës “Smira Qeramikë”. Salloni i ri, me sipërfaqe mbi 800 metra katrorë, është furnizuar me modelet më të reja të sanitarisë: dush kabina, inventar për banjo, komoda për banjo, aksesorë, rubineta si dhe me pllaka qeramike, ngjitës e fuga, të gjitha me kualitet të lartë dhe me çmime të volitshme. Njazi Fejzullahu, njëri nga pronarët e ndërmarrjes tha për portalin tonë se është bërë shumë punë dhe investim, por në fund gjithë përkushtimi për të qenë në…
Video me telefon: Idriz Ramadani. Sipërfaqe të tëra, rrugë, hapësira publike, prona private e oborre janë vërshuar nga uji, pas reshjeve të dendura të shiut, të martën pasdite, në Smirës dhe Komunën e Vitisë. Madje rruga kryesore e Smirës u shndërrua në “lumë” të vërtetë, duke vështirësuar qarkullimin normal të automjeteve dhe njerëzve. Rrebeshet me intensitet të lartë nuk kanë pushuar për gati 2 orë, duke shkaktuar edhe dëme, sic është rasti me familjen Ramadani, afër varrezave përskaj rrugës kryesore.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë dhe të tjerë kanë bërë sot homazhe pranë varrit të ish-deputetit Hysni Salihu në Smirë të Vitisë. Salihu ishte pjesë e Kuvendit të atëhershëm të cilët me 2 korrik 1990 kanë paraqitur deklaratën e parë të Kuvendit të Kosovës për pavarësimin e vendit nga Serbia. Përndryshe Kryetari Haliti e ka çmuar lartë kontributin e deputetit Salihu duke shtuar se familja dhe vendi duhet të jenë krenar me veprën e tij.
Doli nga shtypi Monografi për SH.K.A “Jonuz Ramadani” nga Smira, e autorit Prof. Nazif Laçi. Në këtë vepër është prezantuar veprimtaria 40-vjeçare e kësaj shoqërie, aktivitetet, pjesëmarrja në koncerte, festa e manifestime tjera, sukseset si dhe anëtarët që kanë dhënë kontribut shumëvjeçar.
Nxënës, mësimdhënës dhe të tjerë duke pastruar rrugë, sheshe, trotuare, oborre etj. për t’i bërë ato të duken më të bukura. Ata bënë thirrje për ruajtje të ambientit. “Ambient i pastërt do të thotë jetë, shëndet…”, është porosia e tyre.
Pas një sëmundje, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare, Rifat Jetishi. Varrimi do të bëhet nesër, më 14 prill 2018, nga ora 13:00, në Varrezat e Smirës. Ngushëllime familjes Jetishi dhe të afërmve të ndjerit!
