Autor: Tefik Salihu

Ftohen të gjithë fermerët e Komunës së Vitisë se është hapur afati për aplikim për subvencione nga MBPZHR, Aplikimi bëhet për këto kultura: grurë, misër, elb, thekër, luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi qumështore, pula, bletë, thëllëza, për pemishtet ekzistuese, perime në fushë të hapur dhe në serra, për vreshtat ekzistuese, bujqësi organike, për fidane të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit, etj. Aplikimi bëhet në zyret e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në shtëpin e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” Periudha e aplikimit nga data 15 Shkurt deri me 31 Mars 2018.

Read More

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” ka njoftuar se ka marrë lajmin që është përfituese e një projekti të financuar nga Banka Botërore në vlerë prej 10.000 dollarësh. Shkolla ka falënderuar  ekipin punues të përbërë nga: Erolinda, Tajari, Bashkimi dhe Xhaviti që punuan me përkushtim në realizimin e këtij qëllimi. Sipas njoftimi të postuar në Facebook, projekti parasheh furnizimin e shkollës me projektor, laptop, trajnim (ECDL) dhe financimin e revistës shkollore “Jehona” për dy vite.

Read More

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë, përvjetorin e pavarësisë së Kosovës po e shënon me me aktivitete mësimore. Arsimtari Tajar Hyseni ka organizuar sot një garë apo kuiz diturie në formë digjitale në Kimi, nga kl. VII-IX. Fituese doli kl. VIII 3 e përfaqësuar nga Bleron Sejdiu dhe Vesa Salihu, kurse vendin e dytë dhe të tretë e zinë kl. VII 1 dhe kl. VIII 2.  Poashtu nxënësit bënë një ekspozitë nga lëmi i shkencave. Nxënësit fitues të tri vendeve të para u shpërblyen nga drejtori me nga një dhuratë simbolike. Ditë më parë…

Read More

Autori, Prof. Nazif Laçi, ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook, se monografia kushtuar SHKA “Jonuz Ramadani” është e gatshme  për botim. “Të  respektuar smiras kudo që gjendeni ju përshëndes. Unë e kreva obligimin tim.  Libri monografik kushtuar SHKA ,,Jonuz Ramadani” të Smirës është bërë gati për botim.  Po ju sjelli informatën për librin: Libri është i formatit A 5, me vëllim 310 faqe. Botimi kushton 1538 euro shtypi edhe 200 euro recensioni dhe lektorimi, tirazhi 500 copë me kopertina të trasha. Besoj dhe shpresoj se libri do gjejë përkrahjen e juaj të dashur smiras”, ka shkruar Prof. Nazif Laçi.…

Read More

Një delegacion nga Komuna e Vitisë ka qëndruar gjatë këtyre ditëve në Komunën Kirchhain të Hesenit në Gjermani. Kjo vizitë është zhvilluar në kuadër të partneritetit të dy komunave por edhe të fshatit Smirë me fshatin Kleinselhaim. Ky partneritet është mundësuar nga projektit ‘Partneritete të qëndrueshme komunale’, i cili financohet nga Ministria Federale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik kurse implementohet nga Zyra e Komunave në një Botë. Bashkëpunimi midis Vitisë dhe Kirchhainit ka nisur në korrik të vitit 2016 e në fillim të vitit 2017 kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe ai i Kirchhainit Olaf Haussman kanë nënshkruar…

Read More

Nga Ibrahim Sefedini, Gjenevë Kryetari i Parlamentit të Kantonit të Gjenevës në Zvicër Eric Leyvraz, ka organizuar një pritje për përfaqësues të shoqatave dhe aktivistë të Komunës së Vitisë, në diasporë. Leyvraz, këtë pritje e ka organizuar me qëllim të falënderimit të diasporës vitiase për punën e përkushtuar që po bëjnë në aktivitete të ndryshme të integrimit dhe aktivitete humanitare si dhe për pritjen që ju organizua atij gjatë vizitës që i bëri Kosovës para disa muajve. “Puna dhe angazhimi i juaj është shembull i mirë për të gjithë, andaj ju jam falënderues për gjithë atë që po bënë në…

Read More

Zyra për Investime dhe Mbeshtetje të Bizneseve njofton se Ministria e Zhvillimit Rajonal ka hapur ftesën për aplikim për grante për bizneset ekzistuese dhe ato fillestare. Shumat e granteve që do të ipen janë si më poshtë: • Lloti 1 – Projekte të reja biznesi (ndërmarrje të reja/ fillestare), nga minimum 2,000 € deri në maksimum 5,000 €. • Lloti 2 – Ndërmarrjet ekzistuese (ndërmarrje deri në 2 vjet), nga minimum 5,000 € deri në maksimum 10,000 €. • Lloti 3 – Nërmarrje të vogla (mbi 2 vjet), nga minimum 10,000 € deri në maksimum 20,000 €. Për të gjitha…

Read More