Autor: Tefik Salihu

Arsimtari i Gjuhës Shqipe, në Shkollën e Mesme të Ulët  “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, Sami Shabiu, është shpallur për sivjet punëtori më i dalluar i shkollës. Mirënjohja i është dhënë nga  Drejtoria për Arsim e Komunës së Vitisë, me rastin e 7 MArsit-Ditës së Mësuesit, me propozimin e drejtorit Xhavit Sahiti.

Read More

Me nderime familjare e shoqërore i është dhënë, të martën pasdite, në Smirë,  lamtumira e fundit veteranit të arsimit Hajrush (Halit) Hyseni. Jeta dhe vepra e tij, u çmua lart nga pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit. Përkushtimi i tij për dekada në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja u vlerësua edhe nga përfaqësuesit e shkollës. Drejtori i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, Xhavit Sahiti, tha në fjalimin mortor në emër të kolektivit dhe nxënësve, se lajmi për vdekjen e Mësuesit Hajrush i ka prekur thellë të gjithë, duke i njohur vlerat  e…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare veterani i arsimit, mësuesi Hajrush Hyseni. Varrimi do të bëhet të martën, më 6 mars 2018, nga ora 13:00, në varrezat e “Lagjes Aliaj”, në Smirë. Ngushëllime familjes Hyseni, të afërmve, kolegëve dhe nxënësve të tij. Mësuesi Hajrush lindi në vitin 1935. Shkollimin fillor e mbaroi në Smirë, kurse progjimnazin në Kabash. Punën si mësues e filloi në vitin 1956 në Shkollën fillore ” Zenel Hajdini” të Goshicës, paralelja e ndarë më Smirë. Në ndërkohë mbaroi shkollēn normale në Prishtinë. Punën si mësues e vazhdoi deri në pensionimin e tij. Mësuesi Hajrushi tërë…

Read More

Një grup i mësimdhënësve dhe nxënësve të Shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” të Smirës ka marrë pjesë në kremtimim e përvjetorit të 110 të Ditës së Shkollës 9 vjeçare  “Anastas Laska”, në fshatin Libofshë të Fierit. Nxënësit e dy shkollave shfaqën për të pranishmit një program dy orësh kulturo-artistik. Drejtori i shkollës së Smirēs, Xhavit Sahiti, ka falënderuar drejtoreshën Tefta Deda, personelin dhe nxënësit e shkollës “Anastas Laska”, për pritjen e ngrohtë që kanë ofruar. Ai i ka ftuar ata për vizitë me rastin e Ditës së Shkollës, më 5 prill 2018, në Smirë.

Read More

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që të vazhdohet ndërprerja e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar edhe më datë 1 mars 2018 (e enjte) dhe 2 mars 2018 (e premte). Ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ftohta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës. Ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen  gjatë këtij gjysëmvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Read More

Ministria e Arsimit ka marr vendim që të mërkurën të mos zhvillohet procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës, për shkak të motit të ftohtë. Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi. Gashi ka shtuar se kjo ditë do të zëvendësohet me një ditë tjetër. Sipas meteorologëve e mërkura pritet të jetë një nga ditët më të ftohta në vend. Temperaturat paralajmërohen të zbien deri në -23 gradë celcius.

Read More

Sot më 22 shkurt 2018, u bënë një vit nga ndarja e më të dashurit                                                  Shiqeri (Nazif) Mustafa                                                                         1961-2017 Një viti i vështirë, pa ty. Mungesa jote vërehet  çdo ditë. Nuk është fare e lehtë, që të humbëm në…

Read More

Dy nxënëse smirase kanë shkëlqyer në garat shkollore në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, në disa fusha, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, e Komunës së Vitisë për Festën e Pavarësisë. Rina (Afrim) Salihu është vlerësuar për esenë më të mirë në Gjuhën Angleze, kurse Bleta (Zekirja) Zuka për recitimin më të mirë.

Read More

Zekirja Zuka është certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor edhe për një mandat, si anëtar i Kuvendit Komunal në Viti, nga  LDK-ja. Ai zuri vendin e Hasan Aliut në Kuvend, pasi ai u emërua nënkryetar i Komunës së Vitisë. Zuka ka dhënë betimin në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.

Read More