Me 80 vota për, Kuvendi i Kosovës miratoi marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit kufitar me Malin e Zi.

Seanca u ndërpre disa herë, pasi deputetë të Vetëvendosjes, hodhën  gaz lotsjellës në sallën e seancave.

Demarkacioni ishte edhe njëri nga kushtet e Bashkimit Evropian, për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Pro kësaj marrëveshje ishte koalicioni qeverisës dhe LDK-ja, derisa e kundërshtuan Vetëvendosje, deputetët e pavarur dhe Lista Serbe.

Marrëveshja e parë e demarkacionit ishte nënshkruar në vitin 2015, dhe sot ishte hera e katërt që erdhi në Kuvend për miratim.

 

Leave A Reply