Manifestimi  mbarëkombëtar  tradicional kulturo e sportive “Flakadani I Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit  Njazi Azemi-Komandant “Mjekrra”, ka mbledhur në Viti, artistë e piktorë, shkrimtarë e poetë, solistë e valltarë, shoqëri e ansamble, sportistë e sportiste nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët  me aktivitetet e tyre, po nderojmë figurën e komandant Mjekrës dhe gjithë dëshmorëve të lirisë.   Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e cilëson  këtë manifestim si një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë.   Nga 21 marsi  janë mbajtur e po mbahen orë letrate, gara në recitim, janë hapur ekspozita dhe janë mbajtur gara në  disa sporte.   Në kuadër të këtij manifestimi në Mogillë, konkretisht në fshatin e lindjes së Nijazi Azemit- Komandant Mjekrës janë ekspozuar uniforma dhe pajisje të luftës, gjëra personale dhe artikuj nga shtpypi e vepra letrare kushtuar atij.

Të shtunën mbrëma është hapur edhe Festivali treditor I Ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike “Flakadani i Karadakut”.

Përndryshe ky manifestim po mbahet nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, përkujdesjen e Kryetarit Haliti si dhe nën mbështetjen e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës.

Leave A Reply