Autor: Tefik Salihu

     Nxënësi e pyet mësuesen: – Pse kur martohet nusja vishet me të bardha? – Sepse për të është ditë gëzimi-iu përgjigj mësuesja – Ëhë, tani e kuptova pse dhëndri vishet me të zeza -tha nxënësi.     Burri dhe gruaja në gjyqin e ndarjes: – Pse nuk i ke folur gruas për 6 muaj? – pyeti gjykatësi burrin. – Nuk kam dashur t’ia ndërpres fjalën.     Mësuesja e gjuhës: -Kur unë them “Agimi nuk e  do tortën”, çfarë është Agimi në këtë rast? – Jo  fort i menqur-përgjigjet nxënësi.   Babai djalit: – Si po ecin mësimet…

Read More

Fakte për trurin:  *Truri nuk ndjen dhimbje. * Truri kërkon 20% të oksigjenit dhe të kalorive që i merr trupi edhe pse ai ka vetë 2% të peshës totale të trupit. * 80 % e trurit është ujë.  * Truri është më aktiv kur ju flini. * Fuqia e mahnitshme kompjuterike e trurit tuaj kërkon rreth 10 Wat fuqi për të operuar. ~Në gati 130 qytete të botë: Londër, Paris, New York, Bruksel, Hong Kong etj, është shënuar Dita e luftës me jastëk,  që ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për vuajtjen e punëtorëve në punë dhe njëkohësisht pjesëmarrësit lirohen…

Read More

EMRA MASHKULLORË EMRA FEMËRORË A Adan Adana Afrim Adea Agim Adriatika Agron Afeida Aimir Albana Alban Albanesha Albanor Agnushe Algas Agrina Alkan Alkana Altin Altina Alzen Ajkuna Amant Alarona Amantin Aferdita Amat Afrore And Anda Anden Albulena Andin Albuna Anen Aleta Anil Aidana Alket Alketa Aranit Alkina Arben Alba Arbenor Aiola Arber Alzana Arberesh Arberasha Arbi Aulona Arbian Amanta Ardian Ardiana Argjend Ana Arianit Albnora Arion Andena Arlind Andina Artan Anduena Artian Anila Artin Antiana Artmir Aranita Artor Arba Arzan Arbana Arzen Arbenita Asdren Alzena Astrit Arbiana Amantina Arijeta Arlinda Armira Artina B Balmir Balmira Bamir Bamira Bardh Bardha…

Read More

Fshati Smirë ka traditë të gjatë të sportit. Sportet më të vjetra që janë zhvilluar ishin vrapimi, vrapimi me kuaj, hedhja e gurit, mundja (përlarja) etj. Këto gara zakonisht organizoheshin nëpër dasma dhe raste të tjera. Sikurse në viset tjera, me kalimin e kohës, edhe në Smirë filluan të zhvilloheshin lojëra moderne.  Sidomos futbolli  është i popullarizuar dhe më i zhvilluar.  Smira gjithmonë ka qenë dhe akoma është e njohur për futbollin e saj të fortë dhe të shpejtë, duke u radhitur çdo herë ndër ekipet më të respektuara në komunë e më gjerë.  Ekipi i Smirës ka triumfuar në…

Read More

Pas depërtimit të sllavëve në territorin e Kosovës në vitin 1196 nga mbreti Nemanja pushtohet territori i Kosovës veriore, pasi Bizanti ishte i angazhuar në luftëra me Persinë dhe shtetet tjera. Kosova qendrore, ku ishte e shtrirë edhe Smira, u pushtua disa vite më vonë. Banorët e Smirës për t`u mbrojtur nga depërtimi sllav janë detyruar të fillojnë ndërtimin e fortifikatës në vendin e quajtur “Fusha e Rrushit”, por nuk arritën ta përfundonin, për shkak të depërtimit të barbarëve sllavë, të cilët kur arritën shkaktuan djegie e vrasje nëpër vendbanime të ndryshme. Smirasit u detyruan të tubohen të Kisha e…

Read More

  -Sipas burimeve arkeologjike, epigrafike e toponomastike, shumë vendbanime në territorin e sotëm të Kosovës janë themeluar në parahistori, gjatë periudhës antike dhe në mesjetë. Jeta e hershme lulëzoi falë kushteve që ofroi natyra e begatshme: malet me pyje të dendura, kullosat dhe fushat pjellore, bota bimore dhe shtazore dhe xehet (ari, argjendi, plumbi, hekuri). Sikurse popujt e vjetër, poashtu edhe ilirët kërkonin të vendoseshin në viset më të përshtatshme për jetë dhe pothuajse shtriheshin në tërë Gadishullin Ballkanik. Në këtë hapësirë udhëkryq të Evropës juglindore lindën dhe u zhvilluan banorët (historikisht) më të lashtë të saj-dardanët, që njëherësh ishin…

Read More

Popullata vendëse shqiptare e këtij fshati nga besimi pagan-politeziëm, në kohën romake, duke përqafuar fenë krishtere kalon në besimin në një zot-monoteizëm. Në mes të fshatit dhe në pjesën veriore të këtij vendbanimi ata kishin ngritur kishat e tyre. Por, me rënien nën sundimin osman dhe pas një kohe, me kalimin në fenë islame, kishat e Smirës kishin mbetur pa përkujdesje dhe janë rrënuar. Madje, thuhet se nga gurët e njërës prej saj ëshë ndërtuar xhamia e vjetër.  Në fillim lutjet fetare janë bërë në një shtëpi, në formë të një xhamie të vogël. Pastaj në vitin 1890 ndërtohet xhamia…

Read More

Në bazë të  regjistrimit të fundit të popullsisë dhe ekonomive familjare që është kryer në prill të vitit 2011, Smira aktualisht ka 4345 banorë, prej tyre 3872 që jetojnë në fshat dhe 473 banorë që janë jorezident.  Smira ka 655 ndërtesa, 675 banesa, 106 banesa të pabanuara, 569 ekonomi familjare.  Sipas kësaj, del se Smira është vendbanimi i tretë më i madh në komunën e Vitisë për nga numri i banorëve, pas vetë qytetit të Vitisë dhe Pozheranit. Popullata e Smirës gjithmonë ka qenë pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të popullit shqiptar, duke luajtur rol të rëndësishëm  dhe duke dhënë kontribut…

Read More

-Nga aspekti gjeo-morfologjik, përkatësisht ai i relievit, Smira ka terren të formave të ndryshme-fusha, lugina, kodrina, male të ulëta dhe male të mesme. Në male më së shumti rritet bungu, qarri, ahu e shkoza. Sa i përket përbërjes pedologjike, toka është e llojllojshme, duke filluar nga shtresat ranore-aluviale, toka e kuqe, toka argjilore e deri  deri te toka e zezë. Nëntoka e këtij vendbanimi, supozohet se përmban metale dhe xehe, që janë shfrytëzuar gjatë kohës së antikës. Sipas një hulumtimi është konstatuar se pjesa e sipërme kodrinore e Smirës,  nga ana jugore, ka rezerva të mëdha të bentonitit.  Kushtet klimatike…

Read More