Depërtimi osman në tokat shqiptare –braktisja e fshatit Smirë
Nga fundi i shekullit XIV Perandoria Osmane pas pushtimit të Anadollit dhe viseve tera të Azisë, synimet e veta pushtuese i drejtoi kundër shteteve të vogla dhe të dobëta të Ballkanit. Ushtria osmane pasi e pushtoi Bullgarinë dhe disa vise të Serbisë, filloi të përgatitej mirë për t`i pushtuar të gjitha viset e Serbisë, të Bosnjës dhe të Shqipërisë. Para se të zhvillohej Beteja e Kosovës, territori saj ishte nën sundimin dyshekullor të Serbisë mesjetare, që ishte pushtuar në fund të shek. XII-1196, e që mbeti nën sundimin e saj deri në vitin 1389, kur u zhvillua Beteja e Kosovës ndërmjet aleancës së krishterë të popujve të Ballkanit (ku morën pjesë edhe shqiptarët vendës) dhe ushtrisë së Perandorisë Osmane. Beteja e Kosovës paraqet një ngjarje të errët historike, por mund të thuhet se ajo përfundoi me fitoren e osmanlinjve, duke i dhënë fund sundimit shekullor serbo-sllav. Pas vendosjes së administratës osmane në Kosovë dhe në Nahijen e Karadakut, edhe banorët e Smirës, një pjesë e popullatës gradualisht pranuan fenë islame dhe filluan të inkuadrohen në sistemin timar spahi-ushtarak, kurse një pjesë mbeti në besimin katolik. Pas ndjekjeve dhe migrimeve të popullsisë së Smirës gjatë sundimit serb dhe atij osmano-turk, ky vendbanim ishte braktisur. Pas vendosjes së administratës osmane, banorët vendës u morën vesh se ku të themelonin vendbanimin e ri. Sipas tyre, më së miri ishte të vendoseshin afër lumit, ku ishte shpërthyer gypi i ujësjellësit dhe ku ishte paraqitur kroi, për të cilin nuk kishin pasur njohuri. Banorët e Smirës kishin filluar të ngrenin vendbanimin e tyre në të dy anët e lumit, në vendin e quajtur Ledincë.
Vendbanimi i ri kishte filluar të zgjerohej duke përtërirë edhe vendbanimin e vjetër. Banorët kryesisht merreshin me bujqësi, blegtori dhe me përpunimin e drurit.
Perandorisë Osmane i kishte ardhur fundi, kurse pansllavizmi kishte filluar të ngre krye. Banorët e Smirës si dhe shumë të tjerë kishin një të kaluar dhe një përjetim të hidhur me politikën perfide sllave, ndaj si shumë bashkëfshatarë e të tjerë, me qëllim që t`i mbronin tokat shqiptare kundër sllavëve, kanë luftuar në anën e Turqisë.
-Smirasit gjatë lëvizjeve dhe kryengritjeve të ndryshme e sidomos gjatë Lidhjes së Prizrenit ishin angazhuar në aktivitetin për mbrojtjen e territorieve shqiptare, kundër coptimit që kërcënohej nga shtetet borgjeze ballkanike. Smirasit sikurse edhe banorët e viseve tjera nëpërmjet parisë (udhëheqjes) së tyre, kanë marrë obligim patriotic të ndihmojnë Lidhjen me vullnetarë, me armë dhe me pasurinë e tyre.
Pasiqë Porta e Lartë dhe Evropa nuk e njohën autonominë shqiptare, Lidhja shpalli Qeverinë e Përkohshme shqiptare. Forcat e Lidhjes të udhëhequra nga Sylejman Vokshi, më 4 jaanr 1881 kishin marrë Shkupin, me 18 janar 1881 Prishtinën, më 25 janar 1881 Mitrovicën, e pak më vonë Gjilanin, ku morën pjesë edhe banorë të Smirës. DIsa feudalë shqiptarë e tradhtuan Lidhjen Shqiptare, gjë që shkaktoi dobësimin e veprimtarisë së Lidhjes. Kjo ndikoi që Porta e Lartë të shuaj më me lehtësi këtë lëvizje kombëtare për autonomi dhe pavarësi. Në betejat e përgjakshme në mbrojtje të atdheut kundër ushtrisë turke morën pjesë edhe disa smirakë.
Pas Lidhjes së Prizrenit edhe pse u zbeh aktiviteti I Lëvizjes Kombëtare, në ndërkohë kishte personalitete me grupe të caktuara që nuk pushonin të kuftonin për të drejat kombëtare. Ndonëse Porta e Lartë u premtoi shqiptarëve të gjitha të drejtat arsimore, kulturore etj, ajo nuk i plotësoi asnjë nga këto kushte. Për këtë arsye nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e më vonë edhe që Idriz Seferit, persëri filluan kryengritjet shqiptare për autonomi e pavarësi në vitin 1908-1910.
Kryengritjet e popullit shqiptar 1908-1912
Shqiptarët gjatë kësaj zhvilluan një sërë betejash kundër pushtuesit osman për pavarësi. Me ndihmën e shqiptarëve xhonturqit arritën ta rrëzonin nga froni Sulltan Hamidin II, sepse regjimi I tij ndiqte një politikë diskriminuese ndaj grupeve etnike joturke. Xhonturqit kishin përpiluar një program demagogjik edhe për shqiptarët që I njihte të drejtat e tyre të barabarta me popullin turk. Më 22 korrik 1908 proklamohet Hyrijeti (Liria) dhe shpallet proklamimi i Kusheturës. Me ngadhnjimin e Revolucionit xhonturk brenda një kohe të shkurtët nëpër qytete dhe fshatra të Kosovës u hapën shkolla në guhën shqipe, botoheshin disa gazeta dhe revista, nga të cilat u bë zgjimi i vetëdijes kombëtare. Kjo valë e entuziazmit shqiptar nuk zgjati shumë, sepse xhonturqit u frikësuan nga hovi i lëvizjes kombëtare për autnomoni-pavarësi. Programi i tyre ishte dmagogjik, sepse posa i forcuan pozitat e veta në pushtet, ata popullsisë shqiptare dhe grupeve të tjera etnike filluaan t`ua mohonin të drejtat e premtuara. Kjo shkaktoi pakënaqësi tek shqiptarët, të cilët u përshkallëzuan në trazira dhe kryengritje kundër administratës osmane. Në këtë kohë, në Ferizaj ishin mbledhur 6000 veta nga tërë Kosova. Në këtë takim ishte ftuar edhe kryeplaku i Smirës, pasi duhej të merrnin pjesë të gjithë burrat e pushkës. Takimi iu bashkuan edhe disa burra nga Smira, në krye me kryeplakun Fejzullah Misini. Shqiptarët kërkonin autonomi. Tubimi në Ferizaj më 20 korrik 1908 i kishte dërguar një telegram sulltanit me kërkesën për rivendosjen e Kushtetutës së vitit 1876. Sulltani u detyrua të shpallte proklamimin e rendit kushtetues dhe të formonte qeverinë e re. Shqiptarët ishin të pakënaqur me shpalljen e kushtetutës, ndaj kjo moskënaqësi e tyre shkaktoi konflikt, që në tubimin e Ferizajt shpërtheu ndërmjet udhëheqësisë shqiptare dhe xhonturqve. Të gjithë smirasit u morën vesh që të mos kenë mosmarrëveshje ndërmjet vete , duke mos dhënë rekrutë dhe duke mos i kryer obligimet tatimore. Gjendja në Vilajetin e Kosovës u elektrizua gjatë vitit 1909, kur ishte dhënë kushtrimi që të gjitha fshatrat e Kazasë (rrethit) të Gjilanit të sulmonin Gjilanin. Për qetësimin e shqiptarëve xhonturqit kishin ndërmarrë ekspedita ndëshkuese për t`i ëarmatosur shqiptarët dhe për t`i rekrutuar.
Në pranverë të vitit 1910 në kazanë e Gjilanit kishin filluar përgatitjet për kryengritje nga Bajram Curri. Ai kishte ardhur në Gjilan dhe i kishte ftuar të gjithë krerët e Moravës së Epërme dhe i kishte njoftuar për njjë program të tij kombëtar Islihati (Pajtimi i gjaqeve). Në krye të këtij këshilli u caktua Idriz Seferi. Bajram Curri shkonte në ëdo fshat për të bërë pajtimin e gjaqeve pa kushte dhe njëkohësisht njoftonte me organizimin e një lufte përfundimtare për ëlirimin e vendit. Gjatë kësaj kohe Bajram Curri kishte arritur edhe në Smirë. Ai u tha smirasve se të gjithë shqiptarët do të ngrihen në këmbë, do të rrëmbejnë armët dhe do ta fitojnë lirinë. Bajram Curri u kishte thënë udhëheqësve të kryengritjes se ne rrezikohemi nga ushtria osmane, vendi më i përshtatshëm është Smira, ndaj këtu kryengritësit filluan të tubohen. Pjesëmarrja e smirasve në sulmin e parë te Gryka e Kaëanikut ishte masive, sepse ata i kishin premtuar Bajram Currit se do të jenë të parët në front, duke treguar trimëri dhe vendosmëri në luftë. Pala turke pësoi humbje të mëdha në këtë sulm. Turqit filluan të grumbullohen në Ferizaj dhe të sulmojnë shqiptarët edhe nga anë të tjera. Ushtria filloi marshimin drejt kryengritësve shqiptarë në tri drejtime. Drejtimin që operonte e komandonte vet Osman Pasha