Nxënësi e pyet mësuesen:

– Pse kur martohet nusja vishet me të bardha?

– Sepse për të është ditë gëzimi-iu përgjigj mësuesja

– Ëhë, tani e kuptova pse dhëndri vishet me të zeza -tha nxënësi.

 

 

Burri dhe gruaja në gjyqin e ndarjes:

– Pse nuk i ke folur gruas për 6 muaj? – pyeti gjykatësi burrin. – Nuk kam dashur t’ia ndërpres fjalën.

 

 

Mësuesja e gjuhës:

-Kur unë them “Agimi nuk e  do tortën”, çfarë është Agimi në këtë rast?

– Jo  fort i menqur-përgjigjet nxënësi.

 

Babai djalit:

– Si po ecin mësimet ?

– Po mësoj aq sa di.

– Mos mëso ato që di por ato që nuk i di.

 

Vajza e vogël duke u lutur para gjumit:

– … dhe pastaj o Zot të lutem t`ju japësh disa rroba të ngrohta atyre vajzave të gjora në revistat që lexon babi.

 

 

 

Një turist pyet një djalë:

– Sa shkoi ora?

– Dymbëdhjetë e natës.

– Mendova se mos kishte shkuar më tepër.

– Këtu në fshatin tonë nuk shkon më tepër se fillon pastaj nga njëshi.

 

 

 

Një djalë kërkoi punë tek një fermer.

– A din te mjelësh dhe të ngasësh traktorin?-e pyeti fermeri.

– Ta ngas traktorin di, por  nuk e kam  provuar ta mjelë.

 

Leave A Reply