peisazh_5-Nga aspekti gjeo-morfologjik, përkatësisht ai i relievit, Smira ka terren të formave të ndryshme-fusha, lugina, kodrina, male të ulëta dhe male të mesme. Në male më së shumti rritet bungu, qarri, ahu e shkoza.

Sa i përket përbërjes pedologjike, toka është e llojllojshme, duke filluar nga shtresat ranore-aluviale, toka e kuqe, toka argjilore e deri  deri te toka e zezë.

Nëntoka e këtij vendbanimi, supozohet se përmban metale dhe xehe, që janë shfrytëzuar gjatë kohës së antikës. Sipas një hulumtimi është konstatuar se pjesa e sipërme kodrinore e Smirës,  nga ana jugore, ka rezerva të mëdha të bentonitit. 

Kushtet klimatike

-Në Smirë mbretëron klimë e mesme kontinentale. Vera është mesatarisht e nxehtë, kurse dimri mesatarisht i ftohtë dhe me të reshura mesatare të borës. Temperaturat mesatare gjatë verës sillen ndërmjet 15-20˚C, kurse gjatë dimrit prej +4 dhe -6˚C.

Smira ka edhe lumin, i cili buron prej Kronit të Livadhit të Zenelit dhe derdhet në Gelbush dhe bashkë me të në Moravën Jugore.

Smira bën pjesë në vendbanimet me botë bimore dhe shtazore të zhvilluar. Në pyje jetojnë kafshë të ndryshme të egra: arinj, ujq, dhelpra, derra të egër, ketra etj.  

Leave A Reply