Fakte për trurin:  *Truri nuk ndjen dhimbje. * Truri kërkon 20% të oksigjenit dhe të kalorive që i merr trupi edhe pse ai ka vetë 2% të peshës totale të trupit. * 80 % e trurit është ujë.  * Truri është më aktiv kur ju flini. * Fuqia e mahnitshme kompjuterike e trurit tuaj kërkon rreth 10 Wat fuqi për të operuar.

~Në gati 130 qytete të botë: Londër, Paris, New York, Bruksel, Hong Kong etj, është shënuar Dita e luftës me jastëk,  që ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për vuajtjen e punëtorëve në punë dhe njëkohësisht pjesëmarrësit lirohen nga stresi.  Lufta me jastëk është organizuar në 39 vende të botës. 

 ~Në vitin 2010, në veri të Kosovës, kanë ndodhur afër 1500 incidente, që i bie  më shumë se katër incidente në ditë. Sipas  Policisë së Kosovës  vetëm në veriun e Mitrovicës kanë ndodhur 699 incidente, në Zubin Potok 174, Zveçan 219 dhe Leposaviq 381 incidente.

~Kombet e Bashkuara thonë se numri i përdoruesve të internetit në mbarë botën ka arritur në 2 miliardë, ndërsa 5 miliardë është numri i abonimeve për telefona celularë. Shifrat i bëri të ditura kreu i Unionit të Telekomunikacionit Ndërkombëtar në OKB, Hamadoun Tour. Në fillim të vitit 2000 kanë qenë 500 milionë shfrytëzues të telefonisë celulare në nivel global dhe 250 milionë përdorues interneti. 57 për qind e këtyre të fundit janë në vendet në zhvillim. Të dhënat tregojnë se numri më i madh i përdoruesve të internetit gjendet në Evropë.

~Dy motra kanë festuar më 04.01.2011 ditëlindjen e tyre të 101-të, për tu bërë zyrtarisht binjaket më të vjetra në botë. Ena Pugh dhe Lily Millward kanë lindur më 4 janar të vitit 1910 dhe mbajnë rekordin si binjaket më jetëgjata. Të dyja motrat jetojnë në Brecon (Uells).

~Falë provave të ADN-së, një shtetas amerikan 51-vjeçar është liruar më 04.01.2011, nga akuzat për përdhunim dhe grabitje nga viti 1979, për të cilat ka vuajtur dënim me burg më shumë se 30 vjet. Cornelio Dupree u dënua me 75 vjet burg në vitin 1980 për sekuestrim, grabitje dhe përdhunim të një gruaje të bardhë 26-vjeçare.

~Për dy ditë të Festës së Vitit të Ri 2010/2011, nga tre operatorët e mëdhenjë të telefonisë mobile në Zvicër, Swisscom, Sunrise dhe Orange,  janë dërguar 116 milionë mesazhe urimi,  në vlerë 17 milionë Fr. (Franga zvicerane). /lematin.ch/

~Kina  ndërtoi urën më të gjatë në botë, 42.5 km mbi Detin e Verdhë, e cila lidh qytetin Çingdao në provincën lindore Shandong, me qarkun Huangdao. Rekordin e deritashëm prej 38.42 km e mbante ura mbi liqenin Portçartrejn, në shtetin federal amerikan të Luizianës.

~Hulumtimi i bërë  nga agjencia “Zogby” tregoi se 28 % prej rreth dy mijë të anketuarve besojnë se  interneti kishte ndikimin më të madh në jetën e tyre.

~Rreth 175 milionë njerëz apo rreth 3 % të popullatës së botës nuk jetojnë në vendlindje.

~Në SHBA ka rreth 35 milionë emigrantë, në Rusi 13 milionë, në Gjermani· 7,5 milionë, në Ukrainë 7 milionë, në Francë· 6  milionë etj.

~Sikur nga te gjitha ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa, me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes me nje shtrese prej rreth 130 metrash.

~Jupiteri është aq i madh sa që mund të zinte brenda tij të gjithë planetët e tjerë..

~Flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten edhe pasi njeriu të vdesë.

Në Detin e Vdekur nuk ka qenie të gjalla, për shkak të përqindjes së lartë të kripës.

Qyteti më i madh në botë është Tokyo me rreth 33 milionë banorë.

Gadishulli më i madh në botë është ai i Arabisë, me sipërfaqe 2.730.000 km²

Ndërsa ishulli më i madh në botë është Grenlanda me sipërfaqe 2.175.600 km

²Pika më e lartë në botë është Mont Everest. Lartësia e saj arrinë në 8.848 metra.

Nervi optik i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës do të arrijnë gjatësinë 60 kilometra.

Në mjedisin e hapur kur nuk fryejnë erërat, zëri i njeriut mund të dëgjohet 200 metra larg.

-Pjesëtarët e fisit Tutsu ose Vatus , të cilët jetojnë në Ruandë dhe Burundi,· në Afrikën Qendrore,· janë njerëzit më të gjatë në botë. Gjatësia mesatare e tyre është 184 centimetra.

·-“Little boy” (djaloshi i vogël) quhet bomba e cila është hedhur në Hiroshimë. Bomba ishte e gjatë 3 metra· dhe e rëndë 4 mijë· e 80· kilogram.

·-Qukapiku në ditë han mesatarisht 3000 insekte.

·-Për të prodhuar 1 kg. mjaltë bletës i duhet të thithë nektarin e 12 milionë luleve duke bërë rreth 300· mijë· kilometër fluturim.

·-Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943. Gjatë kësaj kohe· vdiqën gjithsejt 28· milionë e 104· mijë· njerëz.

·-Braziliani Edson Narantes Donasimento, i njohur si· Pele, konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Në· 1254 ndeshje futbollistike· ai shënoi 1216 gola.

·-Fëllënza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim.

·-Në· vitin 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, më 1850 një miliardë më tepër dhe në vitin 1950 edhe një miliard tjetër më shumë. Pastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar· numri i banorëve, dmth. 6 miliardë.

·-Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas disa sekondash.

·-Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë

·Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarraniku.

·-Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e balsamimit.

·-Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

·-Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.

·-Peshkaqenët nuk sëmuren.

·-Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.

·-Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.

·-Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.

·-Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikant dinamiti.

·-Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard.

·-Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

·

Leave A Reply