Fshati Smirë ka traditë të gjatë të sportit. Sportet më të vjetra që janë zhvilluar ishin vrapimi, vrapimi me kuaj, hedhja e gurit, mundja (përlarja) etj. Këto gara zakonisht organizoheshin nëpër dasma dhe raste të tjera.

Sikurse në viset tjera, me kalimin e kohës, edhe në Smirë filluan të zhvilloheshin lojëra moderne.  Sidomos futbolli  është i popullarizuar dhe më i zhvilluar.  Smira gjithmonë ka qenë dhe akoma është e njohur për futbollin e saj të fortë dhe të shpejtë, duke u radhitur çdo herë ndër ekipet më të respektuara në komunë e më gjerë.  Ekipi i Smirës ka triumfuar në shumë turne që janë organizuar në komunë dhe rajon. Ndër futbollistët e parë të Smirës, prej se futbolli filloi të luhej në mënyrë më të organizuar, në vitet  `70-a ishin Avdyl Ibishi, Ismajl Rexhepi,  Bajram Bajrami, Kemajl Demiri, Rrahman Rrahmani,  Fevzi Bislimi, Basri Agushi, Mustafë Shabani, Xhelal Shabiu, Hysni Salihu,  Sahit Zuka ..

.                                             

 

Kurse, më vonë, në vitet `80-a: Sami Ramadani, Isa Asllani,  Xhevat Rexhepi, Saqip Shabiu, Bushat Zuka, Kemajl Idrizi, Mustafë Hamiti, Emrush Ymeri, Njazi Ibishi, Reshat Syla,  etj, që u pasuan nga një brez tjetër i futbollistëve: Muzafer Rexhepi, Enver Idrizi, Fevzi Ademi, Muhamet Hetemi, Muhamet Maliqi, Muhabi Ferizi, Basri  Ramadani, Sami Ibishi, Xhelal Rrahmani, Zaim Elezi etj                                                          

Ishin po këta emra që u shërbyen të rinjve tjerë smiras për të ndjekur rrugën e tyre dhe për të vazhduar traditën e futbollit të mirë. Më vonë, në fillim të viteve  `90-ta, erdhi një klasë  tjetër e fubollistëve që poashtu dhanë  kontribut për sportin në Smirë: Sami Ibishi, Skender Bajrami, Mehmet Maliqi, Hajrush Sahiti, Hazir Halili, Ibish Ibishi, …., pastaj  më vonë edhe Albër Ibishi, Agim Agushi, Naim Idrizi, Xhevdet Ramadani, Bashkim Ramadani, Tefik Salihu, Muharrem Idrizi, Afrim Salihu, Agron Sylejmani ,  Misret Rashiti, Lulzim Idrizi, Agron Ibishi, Fatmir Bajrami, Daut Rashiti, e të tjerë.

 

-Pas heqjes së autonomisë së Kosovës në vitin 1989, institucionet politike, arsimore, kulturore por edhe sportive i morën në duar strukturat serbe të pushtetit. Shqiptarët u larguan nga rrjedha e ëdo aspekti të jetës. Mirëpo, ata nuk u pajtuan me këtë gjendje. filluan ta organizojnë jetën në të gjitha fushat, pra edhe në sport, për ta mbajtur gjallë aktivitetin e të rinjve. Në Smirë fillimisht formohet ekipi i fshatit në futboll të vogël, i cili bën gara në ligën e komunës sle edhe duke qenë kampion, I komunës së Vitisë. Ekipi i Smirës gjithmonë ka qenë ndër ekipet e dalluara, ëdo herë në krye të tabelës, biduke ofruar lojëra të mira dhe frymë sportive. Ekipi i futbollit të vogël garat i zhvilloi deri në vitin 1996, kur u formua ekipi në futboll të madh me ermrin “Smira”.  Klubi u regjistrua në Federatën e Futbollit të Kosovës në Ligën e tretë, e cila ishte e ndarë në rajone. KF “Smira” për tre stinorë bëri gara në rajonin e Ferizajt dhe ishte ekip më i disiplinuar edhe si vendës dhe si mysafirë.  Ekipi ka pasur një fond prej më shumë se 30 lojtarësh, disa prej të cilëve në fund të sezonit janë zgjedhur si lojtarë më të mirë, më të disiplinuar dhe me perspektivë. Në këtë periudhë futbollin smiras e mbajti një tjetër gjeneratë e re e sportistëve të ndihmuar edhe nga një pjesë e atyre më të vjetër: Arsim Shabiu,  Safet Pajaziti, Flamur Azemi, Adnan Mustafa, Januz Ukshini, Agim Hasani, Vedat Hamiti, Daut Rashiti, Nebih Zuka, Agim Haliti, Besim Neziri, Burim Ramadani, Mantor Ibishi, Selajdin Bajrami, Izjadin Ahmeti, Florent Imeri, Fatmir Bajrami, Shemsedin Bajrami etj. Për lojtarë të këtij ekipi kanë qenë të interesuar edhe ekipe të Ligës së Parë të Kosovës, si psh.  KF” Gjilani”, ku është angazhuar Shpend Zuka. Nga klubi i Smirës poashtu ka dalë edhe rekordmeni botëror në zhonglim me top, Agim Agushi.

 

Pas tre stinorëve, garat u ndërprenë, për shkak të situatës së rëndë politike që mbretëronte.  Por, pas përfundimit të luftës, garat vazhduan  në Grupin e Gjilanit, ku bënin pjesë 12 ekipe.  KF “Smira” ka qenë mirë i organizuar, si me udhëheqësi ashtu edhe me lojtarë, të cilët ishin të gjithë nga Smira. Mirëpo, klubi u detyrua të tërhiqet nga garat, për shkak të kushteve të papërshtatshme. Kontribut të ëmuar për zhvillimin e aktiviteteve të këtij klubi kanë dhënë Isuf Zuka, Mustafë Hamiti, Saqip Shabiu,  Sami Ibishi, Hysni Bislimi, Muzafer Rexhepi, Muhamet Maliqi, Florim Ferizi, Selim Sejdiu,  Agim Agushi, Fevzi Ademi, Hajrush Sahiti dhe të tjerë entuziastë që janë angazhuar për të mirën e klubit.  KF “Smira” ka qenë i drejtuar nga trajneri Mustafë Hamiti dhe ndihmësi i tij Muzafer Rexhepi. Mbështetjen më të madhe financiare klubit ia ka dhënë Ndërmarrja Tregtare “MIGROS”, nga Smira dhe disa biznese tjera si ndërmarrja Elita 92, Resa Commerc, NTP “Smira” , Intercom,  por ndihma ka pasur edhe nga fshatarët.

Poashtu, në Smirë në vitet `90-a është zhvilluar edhe vlojebolli. Për një kohë të shkurtër ka qenë aktiv edhe klubi që ka bërë gara në Ligën komunale të volejbollit.  Ndër volejbollistët më aktivë që  kanë bartur barrën e klubit kanë qenë  Muharrem Idrizi, Agron Ibishi, Tefik Salihu, Florim Ferizi,  Agim Agushi, Ferid Hamiti, Skender Hyseni, Reshat Syla, Mustafë Hamiti, Nexhmedin Agushi, Bujar Hyseni  etj. të udhëhequr nga trajneri Mustafë Hamiti.

Në vitin 2001 ndërkaq, nën organizimin e Ndërmarrjes private “MIGROS”, u mbajtën garat komunale në çiklizëm në relacionin Smirë-Ferizaj. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë mbi 30 garues, kurse fitues doli Ramiz Ramadani nga Smira.  Në këtë kohë ka qenë i organizuar edhe ekipi i çiklizmit “Smira”, që ka funksionuar dy vjet. Siç tregon Ramiz Ramadani, ekipi në përbërje: Ramiz Ramadani, Gazmend Bajrami, Refik Misini, Lulzim Hasani, Enver Bajrami, Samet Salihu, ka ushtruar për çdo javë, në Smirë, Pozheran, Viti, Ferizaj. Mirëpo, klubi është shuar për shkak të mungesës së kushteve.

·

Leave A Reply