Popullata vendëse shqiptare e këtij fshati nga besimi pagan-politeziëm, në kohën romake, duke përqafuar fenë krishtere kalon në besimin në një zot-monoteizëm.
Në mes të fshatit dhe në pjesën veriore të këtij vendbanimi ata kishin ngritur kishat e tyre. Por, me rënien nën sundimin osman dhe pas një kohe, me kalimin në fenë islame, kishat e Smirës kishin mbetur pa përkujdesje dhe janë rrënuar. Madje, thuhet se nga gurët e njërës prej saj ëshë ndërtuar xhamia e vjetër.