Takimi i smirasve 29 dhjetor 2012 Klasa model 2012 Grupi “Yjet” Smire – Vendi i parë në garat komunale në vallëzim 1 qershor 2011 Festa e smirasve, Gjenevë, 21 Prill 2012 Reportazh nga Smira per Diasporen 2012 Festa e smirasve, Gjenevë, 21 maj 2011
Autor: Tefik Salihu
Ministri i Punëve të Jashtme i i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Konsullatën e Kosovës në Berlin, të shtunën, ka shpërndarë letërnjoftimet dhe pasaportat e para të Kosovës të lëshuara në këtë konsullatë, pas funksionalizimit të plotë të shërbimeve konsullore. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës e Konsullatës së Kosovës në Berlin. Ministri Hoxhaj e ka quajtur ditë të veçantë për Kosovën dhe mërgatën kosovare funksionalizmin e plotë të shërbimeve konsullore.…
Ministri për Arsim dhe Kulturë nga Gjeneva Charles Beer priti një delegacion nga Republika e Kosovës i prirë nga Ramë Buja, ministër i arsimit dhe edukimit e i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Bernë Naim Malaj. Ministri Buja falënderoi ministrin e Gjenevës për pritje dhe për përkujdes ndaj komunitetit shqiptarë në Zvicër e foli edhe për zhvillimet në fushën arsimore në Kosovë, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”. Nga ana e tij ministri zviceran Charles Beer pohoi se Gjeneva dhe Zvicra do të vazhdojë dhe intensifikojë bashkëpunimin me Kosovën duke këmbyer studentë e kuadro. Ministri i Gjenevës shprehu gatishmërinë…
KF “Vitia”, me 69 pikë të tubuara, është bërë kampion i Ligës së Dytë Grupi B të Kosovës në futboll dhe ka siguruar inkuadrimin në Ligën e Parë të Kosovës. Në javën e fundit të kampionatit, të dielën, ka fituar 3 pikë me rezultat zyrtar 3:0, pasi skuadra e “Bashkimit” të Gjilanit nuk u paraqit fare në fushë. Nga 26 ndeshje “Vitia”, ka fituar 23, kurse tri herë ka pësuar humbje. ryetari i klubit, Sami Ibishi, ka thënë për media se ky është sukses i madh i djelmoshave vitias por edhe i të gjithëve që konstribuan. “Ky rezultat është…
Ramiz (Xhevat) Ramadani nga fshati Smirë është adhurues i flaktë i natyrës. Ai sidomos i ka shumë merak pemët. Këtë pasion e ka zhvilluar që nga fëmijëria, qe gati 25 vjet. Dhe tashti është bërë mjeshtër i kësaj pune. “Dajallarët e mi në Debellde kanë qenë merakli të mëdhenjë të pemëve. Tek ta kam filluar të bëhem merak edhe unë. I punoja me ta pemët, i shartonim, i krasitnim dhe kështu fillova edhe unë të merrem me këtë punë. Por, kam mësuar edhe nga Biologjia nga shkolla fillore, si bëhet shartimi i pemëve. Mandej jam mmë vonë, jam mësuar më mirë…
Është thënë gjithmonë se dituria është bukuri. Këtë e kanë dëshmuar edhe nxënësit e klasës V-1, të mësueses Adile Sahiti, të shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Falë suksesit të tyre, në një garë të diturisë, që ka rezultuar me një shpërblim në vlerë monetare, është mundësuar krijimi i një pjese të gjelbëruar të hapësirës përpara shkollës. Kjo klasë ka fituar në konkursin kombëtar të diturisë, KOSOVISION CONTEST, të cilin e organizojnë Ministria e Arsimit dhe Instituti Ndërkombëtar për Projete Arsimore i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut (IPE/PHZH). Një juri vlerësuese i shpërblen për çdo vit 50…
Shkolla fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, të fshatit Smirë, ka arritur edhe një sukses në gara komunale. Grupi i vajzave të klasës së I-3 të mësueses Ganimete Shabiu, ka zënë vendin e tretë në vallëzim, në manifestimin e organizuar nga Kompania ETC dhe Drejtoria e Arsimit të komunës së Vitisë, me rastin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Vendin e parë në vallëzim e zuri shkolla fillore “Dëshmorët e Vitisë”, kurse të dytin shkolla e Remnikut. Në këtë manifestim pati edhe gara në recitim. Vendin e parë e zuri shkolla “Bafti Haxhiu”, e Vitisë. Vagëlushet simpatike nga Smira,…
Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com po rritet përditë e më shumë. Ajo po vazhdon të shtojë interesimin e smirasve, kudo që janë. Statistikat e fundit tregojnë se gjatë muajit maj 2011, faqja ka pasur 3618 vizita, që njëherësh është rekordi i saj deri tash, apo 400 vizita më shumë se muajin e kaluar. Kurse në faqen e Smirës janë shfletuar gjithsej 21,161 faqe tjera, si lajme, lajme nga fshati, njoftime, diaspora, shkolla etj. Sipas statistikave, koha mesatare që një vizitor ka kalur në faqe është rreth 6 minuta. Faqja e internetit e fshatit Smirë gjatë këtij muaji është shikuar në këto vende: Kosovë …
Vegim Zuka, 10 vjeç, nxënës i klasës së katërt të Shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, edhe pse i vogël, është dashamir i madh i natyrës. Ai rregullisht e mirëmban hapësirën te kompleksi përkujtimor i dëshmorëve, oborrin e xhamisë dhe lulishten te rrethi në qendër të fshatit. Vegimi me makinën e tij, kosit barin dhe pastron pa përtesë këto ambiente publike, të cilat i shfrytëzojnë të gjithë. Ai thotë se e do natyrën dhe dëshiron ta shoh vendin e tij të pastër dhe të bukur. Tani, Vegimi nuk është i vetëm në këtë qëllim. Atij po i ndihmojnë …
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, njofton të gjithë mërgimtarët se nga data 1 qershor 2011, të trembëdhjetë Misionet Konsullore të Republikës së Kosovës do të jenë të gatshme të pranojnë kërkesat e shtetasve të Kosovës, për pajisje me letërnjoftim dhe pasaportë të Kosovës. Tashmë, në Misionet Konsullore të Kosovës është montuar e gjithë teknika e nevojshme, ka përfunduar infrastruktura ligjore dhe janë dërguar aplikacionet e nevojshme për pajisje me letërnjoftime dhe pasaporta, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme.Për shkak të kërkesave të mëdha për pajisje me dokumente personale, Ministria e Punëve të Jashtme…
