kudo që janë. Statistikat e fundit tregojnë se gjatë muajit maj 2011, faqja ka pasur 3618 vizita, që njëherësh është
rekordi i saj deri tash, apo 400 vizita më shumë se muajin e kaluar.
Kurse në faqen e Smirës janë shfletuar gjithsej 21,161 faqe tjera, si lajme, lajme nga fshati, njoftime, diaspora, shkolla etj. Sipas statistikave, koha mesatare që një vizitor ka kalur në faqe është rreth 6 minuta.
Faqja e internetit e fshatit Smirë gjatë këtij muaji është shikuar në këto vende:
Kosovë 1,894
Zvicër 777
Gjermani 405
Francë 204
Albania 82
SHBA 48
Austria 43
Maqedoni 41
Britani e Madhe 22
Norvegji 22
Suedi 19…
Prej hapjes, më 26 dhjetor 2010, faqja e Smirës ka pasur rreth 12 000 vizita. Përveç kësaj deri tani rreth 100
bashkëvendas tanë na kanë shkruar në librin e mysafirëve dhe mbi 420 persona e kanë pëlqyer faqen e Smirës në
Facebook.
Kjo konsideratë për punën tonë na inkurajon edhe për të vazhduar me më shumë përkushtim për të përcjellur tek ju,
kudo që jeni, kënaqësinë dhe ndjenjat e jetës në atdhe, përmes informacioneve, materialeve dhe fotografive nga
vendlindja jonë-SMIRA.
Ju falënderojmë për mbështetjen që po i jepni faqes së të gjithë smirasve: www. fshatismire.com!