Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës e Konsullatës së Kosovës në Berlin.
Ministri Hoxhaj e ka quajtur ditë të veçantë për Kosovën dhe mërgatën kosovare funksionalizmin e plotë të shërbimeve konsullore.
Sipas tij, 13 misionet konsullore të Kosovës në vende të ndryshme të botës, janë plotësisht funksionale dhe në shërbim të plotë të bashkatdhetarëve tanë për t’i pajisur me dokumente të ndryshme identifikuese dhe për t’i ofruar shërbime të tjera të nevojshme.
Tashmë, në misionet konsullore të Kosovës është montuar e gjithë teknika e nevojshme, ka përfunduar infrastruktura ligjore dhe janë dërguar aplikacionet e nevojshme për pajisje me letërnjoftime dhe pasaporta. Stafi i konsullatave do të punojë me intensitet të shtuar, më qëllim të ofrimit të shërbimeve për sa më shumë qytetarë të Kosovës me banim jashtë vendit. /Telegrafi/