Buja_ne_Gjeneve_320x200Ministri për Arsim dhe Kulturë nga  Gjeneva Charles Beer priti një delegacion nga Republika e  Kosovës i prirë nga Ramë Buja, ministër i arsimit dhe edukimit e i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Bernë Naim Malaj.
Ministri Buja falënderoi ministrin e Gjenevës për  pritje dhe për përkujdes  ndaj  komunitetit  shqiptarë në Zvicër e foli edhe për zhvillimet në fushën arsimore në Kosovë, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

 

Nga ana e tij ministri zviceran Charles Beer pohoi se Gjeneva dhe Zvicra do të vazhdojë dhe intensifikojë bashkëpunimin me Kosovën duke këmbyer studentë e kuadro.  Ministri i Gjenevës shprehu gatishmërinë të ndihmoj arsimin në Kosovë.

 

Leave A Reply