ryetari i klubit, Sami Ibishi, ka thënë për media se ky është sukses i madh i djelmoshave vitias por edhe i të gjithëve që konstribuan. “Ky rezultat është meritë e lojtarëve dhe të gjithë atyre që nuk kursyen asgjë për ta mbështetur ekipin e Vitisë drejt titullit të kampionit|, ka thënë Ibishi.
Edhe kryetrajneri Ekrem Qerimi shprehet i lumtur me këtë sukses, duke thënë se angazhimi i madh është shpaguar. “Puna e palodhshme e lojtarëve në fushë, disiplina dhe dëshira e madhe në çdo lojë për fitore, bëri që skuadra e jonë të arrijë këtë rezultat të shkëlqyeshëm”, ka thënë Qerimi.
KF “Vitia”, gjatë gjithë kampionatit ka pasur dy sukadra rivale të forta, “Hajvalinë” dhe “Hajvalinë 1947”, të cilat në fund i la pas vetëm ne një pikë, përkatësisht dy pikë epërsi.
Klubi vitias i themeluar sivjet është mbështetur financiarisht nga institucionet komunale dhe bizneset vitiase, kurse organizata zvicerane “Intercooperation”, ka ndihmuar në meremtimin e stadiumit. /fshatismire.com/