Vegim_Zuka_320x200Vegim Zuka, 10 vjeç,  nxënës i klasës  së katërt të  Shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, edhe pse i vogël, është dashamir i madh i natyrës. Ai rregullisht e mirëmban hapësirën te kompleksi përkujtimor i dëshmorëve, oborrin e xhamisë dhe lulishten te rrethi në qendër të fshatit.

 

 

Vegimi me makinën e tij, kosit barin dhe pastron pa përtesë këto ambiente publike, të cilat i shfrytëzojnë të gjithë. Ai thotë se e do natyrën dhe dëshiron ta shoh vendin e tij të pastër dhe të bukur.

Tani, Vegimi nuk është i vetëm në këtë qëllim. Atij po i ndihmojnë  edhe disa vogëlushë të tjerë. Ky është gjest për t`u përshëndetur dhe për t`u çmuar, i cili ndoshta do të ndikojë në ngritjen e vetëdijes edhe tek të tjerët që natyra të ruhet dhe të mirëmbahet më mirë.

Leave A Reply