Tashmë, në Misionet Konsullore të Kosovës është montuar e gjithë teknika e nevojshme, ka përfunduar infrastruktura ligjore dhe janë dërguar aplikacionet e nevojshme për pajisje me letërnjoftime dhe pasaporta, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme.
Për shkak të kërkesave të mëdha për pajisje me dokumente personale, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, kërkon mirëkuptim nga mërgimtarët në rast të ballafaqimit me ndonjë vonesë apo problem eventual teknik, gjatë kryerjes së shërbimeve të tyre.
Shtetasit e Kosovës me banim jashtë vendit, mund të aplikojnë për dokumente personale pranë këtyre Misioneve Konsullore:
Në Republikën Federale të Gjermanisë:
Misioni Konsullor në Berlin
Misioni Konsullor në Frankfurt
Misioni Konsullor në Shtutgart
Në Konfederatën e Zvicrës:
Misioni Konsullor në Bernë
Misioni Konsullor në Cyrih
Misioni Konsullor në Gjenevë
Në Republikën e Italisë:
Misioni Konsullor në Romë
Në Republikën e Francës:
Misioni Konsullor në Paris
Në Mbretërinë e Suedisë:
Misioni Konsullor në Stokholm
Në Mbretërinë e Belgjikës:
Misioni Konsullor në Bruksel
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës:
Misioni Konsullor në Nju-Jork
Në Republikën e Austrisë:
Misioni Konsullor në Vjenë
Në Mbretërinë e Bashkuar:
Misioni Konsullor në Londër.