Autor: Tefik Salihu

Gatimi në përgjithësi paraqet një kënaqësi, megjithëse ka momente kur kjo na vjen në majë të hundës – në situatat kur, ta zëmë, grijmë qepën. Përveç lotëve, te qepa na pengon edhe era e saj që mbetet në duar edhe pasi t’i lajmë ato. Si ta heqim qafe atë erë? Zgjidhja gjendet në lëngun e limonit. Mjafton të fusni duart në lëngun e limonit dhe duart do të kenë erë të këndshme e të freskët, sepse përbërësit e limonit neutralizojnë erën e pakëndshme të qepës.Një zgjidhje tjetër do të ishte uthulla e përzier me ujë, pastaj larja e duarve me…

Read More

Gatimi në përgjithësi paraqet një kënaqësi, megjithëse ka momente kur kjo na vjen në majë të hundës – në situatat kur, ta zëmë, grijmë qepën. Përveç lotëve, te qepa na pengon edhe era e saj që mbetet në duar edhe pasi t’i lajmë ato. Si ta heqim qafe atë erë?   Zgjidhja gjendet në lëngun e limonit. Mjafton të fusni duart në lëngun e limonit dhe duart do të kenë erë të këndshme e të freskët, sepse përbërësit e limonit neutralizojnë erën e pakëndshme të qepës.Një zgjidhje tjetër do të ishte uthulla e përzier me ujë, pastaj larja e duarve…

Read More

  Hulumtimi më i ri zbulon se vitamina C është jashtëzakonisht e nevojshme për punë të syve dhe trurit. Gjetjet do të mund të kishin implikime për sëmundjet si skorbuti, glaukoma dhe epilepsia.“Kemi zbuluar se si qelizat në retinë duhet “të notojnë” nga brenda jashtë, në doza relativisht të larta të vitaminës C, në mënyrë që të funksionojnë si duhet”, thotë Henrique von Gersdorff, shkencëtar dhe hulumtues nga Oregon Health and Science University’s Vollum Institute.   “Duke qenë se retina është pjesë e sistemit nervor qendror, këto gjetje na sugjerojnë se vitamina C luan një rol të rëndësishëm në funksionimit…

Read More

Pronarët e tokave në pjesën e Lagjes së Re në Smirë, tek vendi i quajtur Rovina, nuk do të kenë më hallin se si do t`i punojnë arat e tyre. Ata tash e tutje mund të shkojnë edhe me vetura në këtë pjesë. Rruga që e lidh fshatin Smirë dhe Goshicën, e cila kalon nëpër këtë zonë bujqësore, po shtrohen me zhavor.    Projekti është inicuar nga përfaqësuesit e Lagjes së Re, banorëve të Lagjes Aliaj që kanë prona aty dhe Drejtoria komunale e Bujqësisë në Viti, kurse  financohet nga komuna.  “Po bëhet hapja e rrugës 2 kilometërshe, po largohen shkurret…

Read More

Naim Sejdiu po ngarkonte në traktor thesin e fundit me grurë nga parcela e tij, në Lagjen e re në Smirë, për t`i dhënë fund kështu mbledhjes së bukës së re për sivjet. Ai thotë se kanë  pasur dy hektarë të mbjellur me grurë në pjesë të ndryshme dhe kanë marrë rendimente të mira.   “Mesatarisht  i ka ardhur 4 mijë e 500 kilogramë për hektarë, që për rajonin tonë tradicionalisht është mirë. Disa parcela kanë paguar më mirë, disa më dobët për shkak të barojave të këqija, ndonëse i kam spërkatur”, tregon Naimi. Ai thotë se këtë e ka punë dytësore…

Read More

Të premten më 15 korrik 2011, mbahet Debati Publik me qytetar, organizuar nga Zyra e Kryetarit të Komunës, respektivisht Zyra për Informim. Në këtë debat, kryetari Arifi do të njoftoj për punën 6 mujore. Debati mbahet në Sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës Gursel e Bajram Sylejmani në Viti me fillim në ora 15:00.

Read More

Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët si dhe të gjithë të interesuarit e tjerë, se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Hetem (Ilmi) Arifit, do të pranohen edhe në Gjenevë, të dielën, më 10 korrik 2011, nga ora 13:00 deri në orën 19:00, në adresën: 7, Rue de la Madeleine 1204.  Tel. për kontakt: : 078 758 82 97 dhe 076 264 73 11.

Read More

Studenti i gjeneratës 2007/08 Zeqir (Zejnullah)  Halili nga Smira me vendbanim në Viti ka mbaruar me sukses studimet me notë mesatare mbi 8.5 në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ai ka diplomuar me temën “Projekt ideor për zonën qendrore në Viti” në fakultetin e Arkitekturës.   Zeqiri në punimin e tij ka paraqitur se si duhet të duket pamja e ardhmërisë e qendrës së Vitisë. Zeqiri gjendjen ekzistuese të sheshit dhe në përgjithësi qendrën e Vitisë e vlerëson si të ngarkuar nga parkingjet dhe gërshetimi i lëvizjeve brenda kesaj zone, gjithashtu ai shpreh shqetësimet për nivelin e dobët të arkitekturës në Viti.…

Read More

Kushtrim Rushiti, shqiptari 12 vjeçar nga Bergisch Gladbach i Gjermanisë, ka ndarë vendin e parë bashkë me një moshatare të tij (Anna Becker) në garat federale të nxënësve të Gjermanisë për zgjedhjen e lexuesit më të mirë të veprave letrare. Është kjo garë tradicionale që e organizojnë për çdo vit libraritë gjermane.   Kushtrimi ka fituar në një konkurrencë prej 640 mijë nxënësve gjermanë, sa kanë marrë pjesë në këtë konkurs, shkruan gazeta gjermane “Kölner Stadtanzeiger”, kurse transmeton albinfo. “Ai erdhi, lexoi dhe fitoi”, e fillon kështu shkrimin për shqiptarin e vogël gazeta e përmendur. Ai është nxënës i klasës…

Read More

Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.compo e arsyeton ekzistimin e saj. Ajo po vazhdon të mbajë interesimin e smirasve dhe të tjerëve, në nivel të kënaqshëm.  Statistikat e fundit tregojnë se gjatë muajit qershor 2011, faqja ka  pasur 3435 vizita.   Kurse në faqen e Smirës  janë  shfletuar gjithsej  18,184 faqe tjera, si lajme, lajme nga fshati, njoftime, diaspora, shkolla  etj. Sipas statistikave,  koha mesatare që një vizitor ka kalur  në faqe është 5 minuta e 18 sekonda. Faqja  e internetit e fshatit Smirë gjatë këtij muaji është shikuar  në këto vende: Kosovë                  1,637 vizita Zvicër                        653 vizita Gjermani                   501 vizita Francë                      …

Read More