Kurse në faqen e Smirës janë shfletuar gjithsej 18,184 faqe tjera, si lajme, lajme nga fshati, njoftime, diaspora, shkolla etj. Sipas statistikave, koha mesatare që një vizitor ka kalur në faqe është 5 minuta e 18 sekonda.
Faqja e internetit e fshatit Smirë gjatë këtij muaji është shikuar në këto vende:
Kosovë 1,637 vizita
Zvicër 653 vizita
Gjermani 501 vizita
Francë 295 vizita
Albania 69 vizita
SHBA 50 vizita
Slloveni 45 vizita
Austria 45 vizita
Maqedoni 39 vizita
Britani e Madhe 24 vizita
Prej hapjes, më 26 dhjetor 2010, faqja e Smirës ka pasur mbi 15 000 vizita. Përveç kësaj deri tani rreth 100
bashkëvendas tanë na kanë shkruar në librin e mysafirëve dhe poaq kanë shkruar komente tek shkrimet e ndryshme, kurse rreth 480 persona e kanë pëlqyer faqen e Smirës në Facebook.
Kjo konsideratë për punën tonë na inkurajon edhe për të vazhduar me më shumë përkushtim për të përcjellur tek ju,
kudo që jeni, kënaqësinë dhe ndjenjat e jetës në atdhe, përmes informacioneve, materialeve dhe fotografive nga
vendlindja jonë-SMIRA.
Ju falënderojmë për mbështetjen që po i jepni faqes së të gjithë smirasve: ëëë. fshatismire.com!