Zgjidhja gjendet në lëngun e limonit. Mjafton të fusni duart në lëngun e limonit dhe duart do të kenë erë të këndshme e të freskët, sepse përbërësit e limonit neutralizojnë erën e pakëndshme të qepës.
Një zgjidhje tjetër do të ishte uthulla e përzier me ujë, pastaj larja e duarve me ujë, assesi të vakët, i cili hap poret, duke i mundësuar erës të futet edhe më thellë në lëkurë. Po ashtu, mund të bëni edhe një përzierje nga kripa e kuzhinës dhe ujit, me të cilën do t’i fërkoni duart mirë. Përveç që do të neutralizojë erën, kjo përzierje do të shërbejë edhe si një “piling” praktik për duar.