Zeqa_1Studenti i gjeneratës 2007/08 Zeqir (Zejnullah)  Halili nga Smira me vendbanim në Viti ka mbaruar me sukses studimet me notë mesatare mbi 8.5 në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ai ka diplomuar me temën “Projekt ideor për zonën qendrore në Viti” në fakultetin e Arkitekturës.   Zeqiri në punimin e tij ka paraqitur se si duhet të duket pamja e ardhmërisë e qendrës së Vitisë.

Zeqiri gjendjen ekzistuese të sheshit dhe në përgjithësi qendrën e Vitisë e vlerëson si të ngarkuar nga parkingjet dhe gërshetimi i lëvizjeve brenda kesaj zone, gjithashtu ai shpreh shqetësimet për nivelin e dobët të arkitekturës në Viti.

Ai në projektin ideor ka paraparë një hapësirë vërtetë bashkëkohore dhe  mjaft funksionale e multidimensionale. Zeqiri qendrën e Vitisë e sheh në të ardhmen me një qendër kulturore funksionale me teatër e kinema, sallë të operas si dhe hapësira tjera ndihmëse, Objekt për Bibliotekë, Salla për prezentime dhe Ekspozita të cilat i mungojnë Vitisë.

Sipas projektit, përballë objektit të Qendrës Kulturore  do të jetë platoja e cila në rast të ndonjë dite të veçantë do të mund të akomodonte një numër të madh të qytetarëve për t`u argëtuar  në ambient të hapur apo për të festuar.  Në mes te zonës  parashihet  një plato për sporte urbane: basketboll, futboll i vogël, volejboll etj, këndi i lodrave për fëmijë. Parkingjet e veturave rreth 80%  nëntokësore, ndërsa vetëm 20% e parkingjeve të jenë mbitokësore Një pjesë e veçante është propozuar të jetë e zhytur në gjelbërim ku hija e drunjve krijon një zonë të mbrojtur nga rrezet e diellit dhe një freski të këndshme për aktivitete të caktuara. Kjo pjese është zonë e pushimit, argëtimit ku më të moshuarit mund të argëtohen me aktivitete të ndryshme.

Zeqiri aktualisht është duke punuar si arkitekt në Byronë S-ING Projekt.

Zeqirit i urojmë diplomimin dhe i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme në jetë.

{gallery}FotografiPerArtikujNeFund/zeqirHalili{/gallery}

 

 


 P.S. Ju lusim që të na njoftoni ne email info@fshatismire.com edhe për studentët tjerë të Smirës kur kryejnë fakultete ose kur marrin  ndonjë titull shkencor, në mënyrë që ta publikojmë në faqe, sepse këto janë suksese që duhet të vlerësohen.

Leave A Reply