Hulumtimi më i ri zbulon se vitamina C është jashtëzakonisht e nevojshme për punë të syve dhe trurit. Gjetjet do të mund të kishin implikime për sëmundjet si skorbuti, glaukoma dhe epilepsia.“Kemi zbuluar se si qelizat në retinë duhet “të notojnë” nga brenda jashtë, në doza relativisht të larta të vitaminës C, në mënyrë që të funksionojnë si duhet”, thotë Henrique von Gersdorff, shkencëtar dhe hulumtues nga Oregon Health and Science University’s Vollum Institute.

 

“Duke qenë se retina është pjesë e sistemit nervor qendror, këto gjetje na sugjerojnë se vitamina C luan një rol të rëndësishëm në funksionimit e trurit tonë dhe atë deri në atë masë çfarë deri më tani nuk e kemi kuptuar fare”, shton von Gersdorff.
Truri ka receptorë të posaçëm, të quajtur receptorët GABA, dhe ata ndihmojnë në modelimin e komunikimit të shpejtë mes qelizave në tru. Receptorët GABA në tru veprojnë si “frena” inhibitore në neuronet stimuluese në tru.
Hulumtuesit në OHSU kanë zbuluar se si receptorët GABA në qelizat e retinës nuk funksionojnë si duhet kur largohet vitamina C.
Pasi që qelizat e retinës janë qeliza shumë të qasshme të trurit, është shumë e besueshme se receptorët GABA, të cilët gjenden në pjesë të tjera të trurit, po ashtu kanë nevojë për vitaminën C, në mënyrë që të funksionojnë normalisht, thekson von Gersdorff.
E meqë vitamina C është antioksidues kryesor natyral, mund të ndodhë që ajo fillimisht “ruan” receptorët dhe qelizat nga shkatërrimi i parakohshëm.

Leave A Reply