Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka rikthyer propagandën antishqiptare përmes një fushate të posaçme. Propaganda me reklama dhe bilborde që ka të bëjë me një fushatë kundër emigrantëve të huaj, dedikohet posaçërisht për shqiptarët nga Kosova. Kryeideatori i kësaj fushate është një nga liderët e kësaj partie, Christoph Blocher, i cili ka shfaqur mendimet dhe urrejtjen e tij kundër shqiptarëve, si në debatet e brendshme partiake, ashtu edhe përmes deklarimeve të tij për opinion me tezat kundër “Kosovo Albaner”.
Autor: Tefik Salihu
Në moshën 24 vjeçare ka ndërruar jetë Shpend (Isak) Haliti nga fshati Smirë. Shpendi kishte pësuar lëndime të rënda trupore nga një zjarr që kishte kapluar, para një jave, fermën e pulave, ku punonte, në Ankona të Italisë. Ai nuk ka mundur t`iu përballojë plagëve dhe ka vdekur natën e së shtunës, më 17 shtator 2011, në Spitalin e Romës, ku ishte për trajtim mjekësor. Koha e varrimit të tij, do të caktohet, kur të dihet se kur mund të sillet kufoma nga Italia. Ngushëllime familjes Haliti dhe të afërmve të të ndjerit!
Prof. dr. Përparim Ahmeti nga Smira po qëndron për hulumtime shkencore në Ohio State University Columbus (Universiteti Shtetëror i Ohajos) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prof. Përparimi ka shkruar në linkun e këtij Universiteti www.geography.osu.edu/… është student visitor ne Qendren per Analiza Urbane dhe Rajonale (CURA) në këtë universitet. “Është nje kënaqësi e madhe që jam këtu për një semestër dhe jam jashtëzakonisht mirënjohes për mbështetjen e dhënë nga programi Fulbright. Jam duke punuar me Profesor Daniel Sui në një studim krahasues të metodave të ndryshme të koordinimeve gjeografike dhe në një libër toponimesh, si dhe në zhvillimin…
Drejtoria për buxhet dhe Financa në Viti, në mbështetje të projektit Zvicër – Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim – LOGOS dhe misionit të OSBE-së, me qëllim të ngritjes së transparencës dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në planifikimin e buxhetit për vitin 2012, është duke zhvilluar një seri takimesh me qytetarë nëpër lokalitete të ndryshme të Komunës së Vitisë. Krahas takimit publik në Viti, për këtë qëllim drejtoria për buxhet dhe financa , ka organizuar edhe takimet publike në fshatrat Pozheran dhe Smirë, ku qytetarët e këtyre lokaliteteve janë njoftuar për procesin e planifikimit të buxhetit komunal dhe projektet…
Njoftohen të afërmit, miqtë, dashamirët dhe të interesuarit e tjerë se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Fatime Rrahmanit, do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja do të jetë e hapur në Gjenevë, të dielën, më 11 shtator 2011, nga ora 09:00 deri në orën 17:00, në Xhaminë “Dituria”, në adresën: Rte. Du Nant d’Avril 12, 1214 Vernier Tel per kontakt: 079 279 41 39 dhe 076 278 93 78 Familja Rrahmani.
Në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë dhe ekonomive familjare që është kryer në prill të vitit 2011, Smira ka 4345 banorë, prej tyre 3872 që jetojnë në fshat dhe 473 banorë që janë jorezident, 249 të gjitnisë mashkullore dhe 214 të gjinisë femërore. Anëtari i Komisionit Komunal të Regjistrimit Elmaz Bajrami ka treguar se fshati ynë ka 655 ndërtesa, 675 banesa, 106 banesa të pabanuara, 569 ekonomi familjare. Bajrami tha se sipas kësaj, del se Smira është vendbanimi i tretë më i madh në komunën e Vitisë për nga numri i banorëve, pas Vitisë dhe Pozheranit.
Ftohen qytetaret e komunës së Vitisë, që të marrin pjesë në diskutimin publik lidhur me propozim buxhetin për vitin 2012 Të hënën me 05.09.2011 ora 16:00 në Pozheran, Komuna do të mbajë dëgjimin publik lidhur me planifikimin e buxhetit për vitin 2012. Ndërsa në fshatin Smirë ky takim do të mbahet të martën me 06.09.2011 ora 16:00. Këto diskutime publike, do të mbahen në lokalet e shkollave fillore të këtyre fshatrave. Dëgjimi publik do të ofroj mundësi qytetareve të komunës së Vitisë për të diskutuar prioritetet komunale për vitin 2012-2014 së bashku me kryetarin e Komunës dhe Drejtoret e drejtorive për ti…
Personat që ngasin biçikletën mbi gjysmë ore në ditë kanë shumë më pak gjasa që të pësojnë sulm në zemër, thonë ekspertët. Sipas tyre, ngasja e çdo ditshme e biçikletës për 30 minuta ndikon në uljen e rrezikut nga sulmi në zemër për madje 82 për qind, derisa rreziku nga vdekja e parakohshme nga çfarëdo pasoje shëndetësore zvogëlohet për më shumë se 50 për qind. Ata që ngasin biçikletën më shpejt jetojnë deri në pesë vjet më shumë se sa ata që ngasin biçikletën më ngadalë, thuhet në studimin 20-vjeçar të universitetit të spitalit Bispebjer Kopenhagë. Meshkujt, të…
Gazeta zvicerane “Tagblatt” u ka kërkuar falje shqiptarëve, pasi në një shkrim të saj ka fajësuar kolektivisht shqiptarët për krime në Zvicër, pas rastit të prerjes në fyt të një zvicerani nga dy të rinj kosovarë. Gazeta në shkrimin e publikuar një ditë pas krimit të ndodhur kishte shkruar titullin në shumës “Kosovarët prejnë zviceranët në fyt”. Po ashtu edhe media të tjera zvicerane kanë përdorur frazat në shumës si për shqiptarët ashtu edhe komunitetin shqiptar nga Kosova që është dominues. Pas reagimit të shoqatave që merren me të drejtat e emigrantëve dhe klubeve të ndryshme të emigrantëve shqiptarë…
Objekti i shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë është i gatshëm teknikisht për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor 2011/2012. Drejtori Naim Agushi thotë se janë munduar që edhe këtë vit kë krijohen kushte të mira për zhvillim normal të procesit arsimor. “Jemi të gatshëm për mësim. Objekti është gati, infrastruktura e shkollës i plotëson kushtet teknikisht për fillimin e punës. Gjatë pushimit veror janë vendosur komplet dritaret dhe dyert nga materiali i plastikës me financimin e komunës së Vitisë. Besojmë se kjo do të mundësojë krijimin e një ambienti më komod për të zhvilluar…
