Shpendi kishte pësuar lëndime të rënda trupore nga një zjarr që kishte kapluar, para një jave, fermën e pulave, ku punonte, në Ankona të Italisë. Ai nuk ka mundur t`iu përballojë plagëve dhe ka vdekur natën e së shtunës, më 17 shtator 2011, në Spitalin e Romës, ku ishte për trajtim mjekësor.
Koha e varrimit të tij, do të caktohet, kur të dihet se kur mund të sillet kufoma nga Italia.
Ngushëllime familjes Haliti dhe të afërmve të të ndjerit!