Ftohen qytetaret e komunës së Vitisë, që të marrin pjesë në diskutimin publik lidhur me propozim buxhetin për vitin 2012
Të hënën me 05.09.2011 ora 16:00 në Pozheran, Komuna do të mbajë dëgjimin publik lidhur me planifikimin e buxhetit për vitin 2012. Ndërsa në fshatin Smirë ky takim do të mbahet të martën me 06.09.2011 ora 16:00. Këto diskutime publike, do të mbahen në lokalet e shkollave fillore të këtyre fshatrave.
Dëgjimi publik do të ofroj mundësi qytetareve të komunës së Vitisë për të diskutuar prioritetet komunale për vitin 2012-2014 së bashku me kryetarin e Komunës dhe Drejtoret e drejtorive për ti dhëne sugjerimet e juaja lidhur me prioritetet e Komunës së Vitisë.