shkolla_me_dritare_te_reja_3_320x200Objekti i shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë është i gatshëm teknikisht për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor 2011/2012. Drejtori Naim Agushi thotë se janë munduar që edhe këtë vit kë krijohen kushte të mira për zhvillim normal të procesit arsimor. “Jemi të gatshëm për mësim.

 

Objekti është gati, infrastruktura e shkollës i plotëson kushtet teknikisht për fillimin e punës. Gjatë pushimit veror janë vendosur komplet dritaret dhe dyert nga materiali i plastikës me financimin e komunës së Vitisë. Besojmë se kjo do të mundësojë krijimin e një ambienti më komod për të zhvilluar mësimin”, thotë ai. Drejtori Agushi gjithashtu tregon se shkolla së fundi ka përfituar edhe projekte të tjera. “Sivjet kemi lëshuar në funksion kabinetetet e kimisë, biologjisë dhe fizikës. Projekt është financuar nga Qeveria Çeke përmes ambasadës së saj në Prishtinë dhe është implementuar nga SH.H.B “Nëna Terezë”. Kurse, falë një granti të Bankës Botërore që implementohet nga Ministria e Arsimit dhe Qendra Kosovare e Edukimit-KEC, kemi arritur të bëjmë kabinetin e informatikës. Projekti përfshin 17 kompjuterë, inventarin, një video-projektor  si dhe një skaner-printer. Besojmë se kjo do të ndikojë në shtimin e njohurive të nxënësve sidomos nga fusha e informatikës, pasi që në këtë lëmi realisht edhe kemi më shumë nevojë”, shprehet ai. Sipas

Agushit parashikohet edhe instalimi i rrjetit të nternetin në shkollë, në mënyrë që nxënësit të mund të marrin njohuri komplet nga kjo fushë, por edhe nga fusha të tjera. Përndryshe në të ardhmen mendohet të hapet edhe një revistë elektronike e shkollës. Drejtori i shkollës shpreson se ky vit do të jetë më i begatë se ai që e lam pas, duke uruar nxënësit për një proces të mbarë dhe të suksesshëm mësimore. “Kemi vendosur të mobilizohemi dhe të arrijmë rezultate më të mira. Jemi duke analizuar suksesin e dy viteve të fundit shkollore dhe shumë rezultatet do t`i bëjmë publike. Vërehet se ka një ngritje, por nuk është e kënaqshme. Duhet akoma punë dhe përkushtim i të gjithëve, edhe i personelit shkollor, edhe i prindërve”, thotë Agushi. Për drejtorin Naim Agushi brengë e vazhdueshme mbetet oborri i shkollës jo i rregulluar. “Kemi pasur premtime nga udhëheqësia e fshatit se fusha e sportit do të asfaltohet në pranverë, por kjo nuk u realizua. Dihet se aty kushte për të zhvilluar lëndën e Edukatës Fizike nuk ka. Por nuk kemi as ambient të denjë ku nxënësit mund të pushojnë ose të relaksohen në oborr. Të shohim në të ardhmen ndoshta do të mund të përfitojmë ndonjë donacion dhe të rregullojmë oborrin, përfshirë edhe rrethojën”, thotë Agushi. Bankat presin shkollarët, të cilët pas pushimit të merituar, do t`i rreken punës për dije të reja. Suksese!

Leave A Reply